Naço- Martín: Vlerësim ekspertizës
spanjolle gjatë misionit EURALIUS 3

Naço- Martín: Vlerësim ekspertizës<br />spanjolle gjatë misionit EURALIUS 3
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka pritur në një takim Ambasadoren e Spanjës, Silvia Cortés Martín. Ministri Naço i ka uruar ambasadores Martín suksese të mëtejshme në detyrën e saj, ndërsa ka shprehur angazhimin e tij në drejtim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të reformave të ndërmarra në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, si dhe mundësitë për krijimin e një programi bashkëpunimi me Spanjën, në kuadër të forcimit të sistemit të drejtësisë, ishin temë qëndrore e takimit.

Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në një analizim të projekteve të realizuara, si dhe janë shprehur mbi pritshmëritë e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjelltë, për të cilat ambasadorja Martin ka garantuar se do të kenë mbështetjen maksimale nga shteti spanjoll.

Ministri Naço ka vlerësuar ekspertizën e dhënë nga pala spanjolle gjatë misionit EURALIUS 3, ndërsa është shprehur se e mirëpret çdo mbështetje të mëtëjshme të shtetit spanjoll, në drejtim të thellimit të reformave në sistemin e drejtësisë.

Gjatë diskutimit është folur edhe mbi ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku padyshim që shkëmbimi i eksperiencës mes ekspertëve të të dyja vendeve do të ishte me mjaft interes.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin