Naço: Policia e Beratit presion
ndaj mbështetësve LSI e PS
Nasip Naço denoncon kandidatin nr.2 të PD-së për ushtrim presioni dhe kërcënimesh ndaj strukturave dhe anëtarëve të LSI dhe të majtës së bashkuar dhe se strukturat e policisë që janë vënë në shërbim dhe fovorizim të Astrit Velias.
BERAT - Nasip Naço denoncon kandidatin nr.2 të PD-së për ushtrim presioni dhe kërcënimesh ndaj strukturave dhe anëtarëve të LSI dhe të majtës së bashkuar dhe se strukturat e policisë që janë vënë në shërbim dhe fovorizim të Astrit Velias.
Në një konferencë për shtyp nga qyteti i Beratit, kandidati i LSI-së akuzon policinë e Beratit për veprime të paligjshme që janë ndërmarrë ndaj simpatizantëve të LSI-së.
Naço thotë se policia me urdhër të kandidatit të PD-së po shoqëron pa asnjë motiv dhe mandat arresti mbështetës të LSI-së dhe PS-së.
Ai është shprehur se LSI ka përgatitur dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për të bërë kallzim penal në prokurori kundër inspektorëve e drejtuesve të policisë Berat dhe kundër kandidatit demokrat, ndërkohë që kjo dosje i është përcjellë edhe
OSBE-së e strukturave të tjera ndërkombëtare.
Naço thotë se denoncimin do e bëjë edhe tek OSBE/ODIHR dhe i kërkon presidentit Bujar Nishani të ndërhyjë për të ndaluar presionin e policisë. Mbrëmë pati sherr mes dy militanteve, PD dhe LSI në mitingun e Astrit Velia.
REAGON POLICIAKa reaguar menjeherë Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat. Në një konferencë për shtyp,zëdhënësia e këtij institucioni Valbona Qafa bëri me dije se incidenti elektoral që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen “Çelepias” ku pritej të zhvilllohej një takim elektoral me kandidatin demokrat, është provokuar nga mbështetës të LSI-së. Sipas policisë-personi që ka ushtruar dhunë ndaj mbështetësve demokratë në këtë lokal është shpallur në kërkim, ndërkohë që 6 shtetas të tjerë që e përkrahën janë shoqëruar në polici dhe pasi kanë dhënë deklaratat në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarjeje janë lënë të lirë. Policia e Beratit i bënë apel të gjitha forcave politike të ndalojnë dhunën elektorale,pasi në të kundërt do përballen me ligjin.
Redaksia online(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56