Naço: Reformim Prokurorisë, KLD
Gjykatës së Lartë e Magjistraturës
“Reformim të institucioneve si Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës.” Deklarata është bërë ditën e sotme nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë takimit të tij me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar.
TIRANE - “Reformim të institucioneve si Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës.” Deklarata është bërë ditën e sotme nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë takimit të tij me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar.
Në fjalën e tij, Ministri Naço e njohu ambasadorin Bayraktar me procesin reformues që ka nisur në sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se një reformë edhe më e thellë do të realizohet përmes ngritjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën ne Drejtësi.
Naço, theksoi se pjesë e reformës së sistemit të drejtësisë do të jetë reformimi i institucioneve si Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës.
“Në këtë proces që jemi aktualisht do të ishte i nevojshëm shkëmbimi i eksperiencës midis dy vendeve tona dhe një asistencë teknike e përfituar nga ana juaj, e cila ka rezultuar e suksesshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha Naço.
Gjatë takimit është vlerësuar me nota pozitive bashkëpunimi i deritanishëm në fusha të rëndësishme mes tyre edhe sistemi i drejtësisë.
Bayraktar u angazhua në drejtim të intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehu interesin e shtetit Turk në konkretizimin e projekteve me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë në të ardhmen.
Ministria Naço ripërsëriti qëndrimin e tij se Shqipëria nuk do të jetë strehë e krimit dhe se lufta e përbashkët kundër krimit dhe terrorizmit duhet të realizohet edhe përmes protokolleve të bashkëpunimit mes shteteve.
Interes në bisedë është treguar për vullnetin e qeverisë turke për dhënien e asistencës për trajtime në fushën penale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.2%
-
Dështim
85.6%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk
8 Tetor, 08:19
-
Protesta e PD/ Molotovë drejt selisë së PS dhe institucioneve, arrestohet një protestues, 7 në kërkim! 5 të shoqëruar
8 Tetor, 08:14
-
Kombëtarja nis përgatitjet, tre lojtarë dalin sot në fushë! Sylvinho ‘huazon Modricin' e U21
8 Tetor, 08:13
-
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe përpjekjet e disa vendeve për të ndërhyrë tek rezultati
8 Tetor, 08:08
-
Greqi/ Vritet 28- vjeçari shqiptar, u qëllua me thikë nga kushërinjtë e tij! 2 vëllezërit pretendojnë se viktima abuzonte me ta
8 Tetor, 07:54
-
Lufta/ Vritet një komandanti i Hezbollahut në Bejrut, paralajmëron ushtria izraelite: Do sulmojmë zonën bregdetare të Libanit
8 Tetor, 07:39
-
VIDEO/ Militanti i Berishës hipën në majë të shtyllës për të valëvitur flamurin e PD
8 Tetor, 07:35
-
Revista 'Travel and Tour World': Bumi turistik i Përmetit! Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit
8 Tetor, 07:21
-
Protesta e PD, ministri Hoxha: Shfaqje e shëmtuar, si kurrë më parë sulmuan edhe selinë e kundërshtarëve! Dhunuesit do përballen me drejtësinë
8 Tetor, 07:17
-
Kjo ditë kërkon maturi sidomos në çështjet ekonomike, horoskopi për sot
8 Tetor, 07:07
-
'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron
7 Tetor, 22:58
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46