TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti sot në një takim përfaqësues të Bankës Botërore, Gavin Adlington, Kathrine Kelm dhe Drita Dade.
Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi për vazhdimin e projekteve të përbashkëta të LAMP, projekt që konsiston në tre komponentë kyçë: Sigurimin e Zotërimit dhe Regjistrimit të së Drejtës të Pasurive të Paluajtshme; Menaxhimin e Tokës Urbane dhe Zhvillime të Mëtejshme të Politikave të Tokës.
Përfaqësuesit e BB vunë në dijeni ministrin mbi objektivat specifike të projektit, që janë: përmirësimi i efiçencës dhe efektiviteti i administrimit të tokës dhe menaxhimit urban, nëpërmjet forcimit të sigurisë së pronësisë, përmirësimit të planifikimit urban, kontrollit të menaxhimit dhe zhvillimit të tokës.
Marrëveshjet kryesore që u trajtuan në bisedimet me përfaqësuesit e Bankës Botërore ishin: Marrëveshja Financiare me Shoqatën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Marrëveshja e Huase me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Marrëveshja e Grantit Suedez dhe Japonez që bashkëfinancojnë Projektin LAMP. Këto marrëveshje me Bankën Botërore kanë hyrë në fuqi më datë 23 Korrik 2007, ndërsa afati origjinal i mbylljes së Projektit ishte 31 dhjetor 2011, por tashmë është shtyrë më 30 qershor 2014.
Ministri Naço, gjithashtu, i vuri në dijeni përfaqësuesit e Bankës Botërore për punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë gjatë kësaj kohe, konkretisht portali online “Stop korrupsionit në drejtësi”, i lançuar nga Ministria e Drejtësisë në kuadër të strategjisë anti-korrupsion.
/Shqiptarja.com