'Na duhet më shumë kohë, Partizani i favorizuar'. Duro kalon presionin tek të kuqtë para Superkupës

'Na duhet më shumë kohë, Partizani i favorizuar'. Duro kalon presionin tek të kuqtë para Superkupës

Të dielën në ‘Elbasan Arena’ Partizani dhe Kukësi do të luajnë ndeshjen e parë zyrtare për sezonin e ri që vlen për Superkupën e Shqipërisë. Të kuqtë, të cilët sezonin e fundit u shpallën kampionë, vijnë pas performancave në Kupat e Europës ku dështuan të bëjnë mirë, ndërsa Kukësi është një enigmë e vertetë si pasojë e lëvizjeve të shumta në merkato, por edhe për shkak të emërimit të trajnerit të ri, Shpëtim Duros. Ky i fundit në konferencën e zakonshme para shtyp është shprehur se pret që përballë të ketë një Partizanin mbrojtës.

“Normalisht Partizani atë fizionomi ka dhe në kampionat e ka treguar pasi ka qenë skuadër shumë racionale.”

Më pas Duro dëshironte të vinte theksin se Partizani është para në përgatitje për këtë sfidë që vlen trofeun e parë të sezonit.

“Do kisha shumë dëshirë të paktën të shtyhej një javë kampionati. Kjo pasi Kotebelli ka dy ditë që ka ardhur, lojtari nigerian ka ardhur sot, një lojtar tjetër mund të vi javën tjetër. E për këtë arsye Partizani është para me përgatitjet pasi nuk ka ndryshime nga Kupat e Europës.”

Ndërkohë kapiteni Bledar Musolli i pyetur për mundësinë që ndeshja të zgjidhet me penallti është shprehur:

“Shpresojmë të fitojmë në kohë të rregullt dhe mos të shkojë puna deri të penalltitë. Nëse zgjidhem për të goditur do të jemë i gatshëm, por nëse shënoj apo jo kjo është çështje tjetër.”

 

 

Kjo sfidë është caktuar të luhet në orën 19:00.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap