‘Na jepni mjekim se po pësojmë goditje zemre’, Nallbati për pr.ligjin për faljen e gjobave për ndërtim pa leje: Keni 12 vite që masakroni njerëzit, tani u bëtë të dhembshur

Tensione në sallën e Kuvendit. Opozita bllokoi foltoren, pasi kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën për procedurë deputetit Bledion Nallbati. Ky i fundit ngriti tonet për kërkesën e PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Nallbati tha se ligji u erdhi me SMS, ndërsa akuzoi mazhorancën se në 12 vite ka masakruar njerëzit duke arrestuar hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, ndërkohë që legalizojnë kulla pa leje në mes të Tiranës.

Bledion Nallbati: U duk ashiqare që ato fletët e bardha paçavure ishin fletë të bardha me firma dhe s’kishte asnjë projektligj. Ju s’mund të talleni, u vijnë ligje me sms dhe na i prezantoni në minutë të fundit. Pse si bëjmë ndryshe, i votojmë sot dhe i shqyrtojmë javës tjetër. S’ka problem e bëjmë edhe këtë se ky Parlament nuk është se ka ndonjë rol tjetër.

Elisa Spiropali: Nëse doni të kapeni me faljen e gjobave, kapuni, por nuk besoj se u bën nder. Nuk është procedurë.

Bledion Nallbati: Fjalën ma dhe mua apo vetes.

(Spiropali i ndërpret fjalën)

(Nallbati bllokon Foltoren, Garda në gatishmëri)

Bledion Nallbati merr fjalën sërish: E ke ves të keq që i ndërhyn çdo deputeti në fjalë. A ka mundësi të mos i ndërhysh më deputetëve në fjalën e vet. Nuk i mëson ti se çfarë do thonë. Me këtë dhembshurinë e faljes së gjobave na këputët shpirtin, ju që keni 12 vite që i masakroni njerëzit, nuk guxoni ti ndalni ata që ndërtojnë pallate e kulla në mes të Tiranës, ua legalizoni ndërtimet pa leje. Kemi 12 vjet që arrestoni hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, tani vutë zemrën dhe u bëtë të dhimbsen. Na jepni ndonjë mjekim se po pësojmë ndonjë goditje zemre nga dhembshuria e madhe e këtyre që masakrojnë njerëzit.


Lajmi kryesor:

PS propozon falje gjobash për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Opozita bllokon foltoren, tensione në kuvend! Bardhi: Gënjeni! Manja: Kemi votat, e kalojmë këtë muaj


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Trump nuk tërhiqet, poston foton e 'New York Post' me hartën ku Kanadaja dhe Groenlanda janë pjesë e Amerikës

Trump nuk tërhiqet, poston foton e 'New York Post' me hartën ku Kanadaja dhe Groenlanda janë pjesë e Amerikës