Deputetet e Rithemelimit në Komisionin e Ligjeve kanë akuzuar kryetaren Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e deputetëve. Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit paraditen e sotme.

Pjesë nga debati i Saimir Korreshit dhe Klotilda Bushkës.

Saimir Korreshi: Si kryetare e Komisionit të ligjeve ke kaluar tek antiligjore. Ke krijuar një komision ndryshe. Na keni hequr 10 ditë pune e as nuk na keni thirrur. Si mundet të ndryshosh rregulloren dhe të njoftosh 12 minuta para. Na dërgon mesazh unë anëtar i sekretariatit të etikës njoftohem 12 minuta para dhe nuk vjen as materiale. Le që byronë… A jemi një m.. komision ligjesh apo çfarë jemi.

Klotilda Bushka: Të tërheq vëmendjen. Mu drejto me ju dhe mos mu drejto me ‘Ti’

 Saimir Korreshi: Është për procedurë, ke shkelur ligjin

Klotilda Bushka: Ndërpritet fjala. Nuk e ke për procedurë, Hajde në mbledhjen e sekretariatit të etikës 

Saimri Korreshi: Kur më thirrët? Nuk ma ndërpret fjalën. Ke shkelur ligjin


Lajmi kryesor:

'Na ke hequr 10 ditë pune, a jemi një m*t komision ligjesh apo çfarë jemi...' Deputetët e Berishës vijojnë skenarin e kaosit! I bien tavolinave e zhurmë tek kryesia