Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është kallëzuar penalisht në prokurori, nga tre efektiv të policisë së shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën turistike të Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit.

Rreth orës 11:00 të mbrëmjes patrulla e policisë ka konstatuar se gjenerohej muzike me volum të lartë tek hoteli në fjalë në kundërshtim të aktit normativ nr.23 të datës 26.05.2021, që e ndalon një veprimtari të tillë. Në këto kushte punonjësit e policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit.

Përballë rezistencës, në ndihmë të patrullës së Shëngjinit ka shkuar forca e posaçme "Shqiponja" të cilët në debat e sipër kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat pronarin e hotelit, por referuar kallëzimit penal në ato momente ka dalë nga lokali kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i penguar që të ushtrojnë detyrën me pretendimin se ligjin e bënte ai.

Menjëherë pas përfundimit të shërbimit efektivet e policisë i janë drejtuar prokurorisë së Lezhës, duke dëshmuar atë çfarë ju kishte ndodhur dhe kallëzuar penalisht kryebashkiakun Ndreu dhe pronarin e hotelit.

Por çuditërisht një ditë më pas, ndaj dy efektiveve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eproret e tyre për "Shkelje e rëndë e atributeve e kompetencave të policisë", me argumentin se në subjektin ku po gjenerohej muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj dhe se efektivet e policisë ishin telefonuar nga shefi i komisariatit Nik Nikolli që të largoheshin nga aty.

Ndërkohë menjëherë pas kallëzimit penal organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pritet të nisin hetimet në lidhje me rastin. Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu thotë se kallëzimi penal është bërë nga policë barkderra, që kapërcejnë kompetencat dhe kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin. Duke kërkuar ndjesë për tejkalimin e orarit, Ndreu shton se gjoba ishte korrekte por jo veprimet e dhunshme të policisë.

Kallëzimi penal qe efektivët e policisë kanë berë për Pjerin Ndreun

 

Kallëzimi penal qe efektivët e policisë kanë berë për Pjerin Ndreun

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
U kallëzua penalisht nga tre efektivë policie, reagon Ndreu: Barkderra që kapërcejnë kompetencat! Kontigjentet kriminale bëjnë ça duan dhe s'po i prek njeri

Pasi u kallëzua penalisht nga tre efektivë policie pasi i ka ndaluar që të ushtrojnë detyrën, ka ardhur reagimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreut. Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu thotë se kallëzimi penal është bërë nga policë barkderra, që kapërcejnë kompetencat dhe kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin. Duke kërkuar ndjesë për tejkalimin e orarit, Ndreu shton se gjoba ishte korrekte por jo veprimet e dhunshme të policisë. Ai shton më tej se kontigjentet kriminale bëjnë ça të duan dhe si prek njeri dhe se një shkelje që meriton gjobë bëhet gurgule!

'Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!

-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!

-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo  rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.

- Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.

Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.

Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.

Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per kedo, edhe per mua, behet gurgule!'-shkruan Ndreu.