Na presin ditë me temperatura të ulëta, kujdes me ushqimin! Mjekët rekomandojnë nga 1 deri 1.5 litra pije të ngrohta në ditë

Gjatë ditëve me temperatura nën zero edhe trupi ynë ka reagime të ndryshme ndaj ndjesisë që i paraqitet nga kushtet atmosferike. Kështu bëhemi më të prekshëm nga viruseve dhe infeksioneve. Gjuha punon më shumë se zakonisht, i ftohti na than buzët. Mund të keni dhimbje dhëmbësh pasi ajri i ftohtë arrin tek nervat e dhëmbëve. Ekspertët rekomandojnë të merrni frymë përmes hundës dhe mbani një shall për ta mbajtur gojën më ngrohtë.

Po ashtu mund të rritet sheqeri në gjak pasi i ftohti inkurajon trupin të lëshojë hormone të stresit. Mundet po ashtu të humbni peshë. Kur dridhemi nga i ftohti, ne po djegim më shumë kalori për të gjeneruar nxehtësi. Mund të shtohen rrudhat sepse lëkura bëhet më e ndjeshme gjatë sezonit të ftohtë. Por po ashtu shikimi mund të përkeqësohet. Shpesh harrojmë të mbajmë syze dielli që bllokojnë UV në sezonin e ftohtë por dielli reflekton duke dëmtuar sytë.

Teksa na presin ditëm e temperatura të ulëta, mjekët përmes rrjeteve sociale kanë shpërndarë disa rekomandime për të ruajtur shëndetin. Report Tv po iu përcjell disa prej këshillave të tyre. Është e rëndësishme të konsumohen vakte të rregullta ushqimore dhe pije të nxehta nga 1 deri në 1.5 litra në ditë. Të shmangen pijet alkoolike, përkundër asaj që dini, këto pijë shkaktojnë humbjen e nxehtësisë së prodhuar nga trupi.

Për të qytetarët me sëmundje kardiovaskulare, apo të aparatit respirator të shmanget dalja në mëngjes herët dhe mbrëmje vonë, kërkohet po ashtu veshje e trashë, kapele, doreza, shalle, xhupa apo pallto të ngrohta.

Këpucët duhet të jenë me thembra që nuk rrëshqasin në akull. Kryesorja kujdes kur kaloni nga ambientet me mjedis të ngrohte tek ato me mjedis të ftohtë, ngrohja duhet graduale. Në shtëpi temperatura e duhur është 20-22 gradë.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA /  Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC