Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit Durham". Menjëherë policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse dhe telefonata rezultoi alarm i rremë.
Blutë e Tiranës kanë gjurmuar numrin e denoncuesit dhe u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani. Ai është arrestuar nga policia dhe shërbimet e Antiterrorit.
Jatagani rezulton i shoqëruar disa herë nga policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë gjatë protestave.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim....
-
Sot e kapet, neser e leshoni. Ndaj edhe bejne keshtu keta kellirat
Përgjigju -
nje njeri qe kercenon femijet dhe iu krijon stres qe diten e pare te shkolles do kalb brenda... por...mos u shqetesoni se e liron gjykatesi se nuk ka marre ngritje rroge...
Përgjigju










Komente
Komento