Nacionalizmi i Berishës, SHBA: Mos
na detyroni t’ju dënojmë publikisht
Amerikanët s’ia kanë falur Berishës deklaratat nacionaliste, duke ia mbledhur bashkë me presionin ndaj drejtësisë për t’ia dërguar në formë paralajmërimi që të mos kërkojë ta detyrojnë SHBA-në për ta dënuar publikisht.
TIRANE - Amerikanët s’ia kanë falur Berishës deklaratat nacionaliste, duke ia mbledhur bashkë me presionin ndaj drejtësisë për t’ia dërguar në formë paralajmërimi që të mos kërkojë ta detyrojnë SHBA-në për ta dënuar publikisht. Kështu, Departamenti amerikan i Shtetit i kërkon Berishës që të mos e përdorë nacionalizmin për fushatë, por të shohë hallet e shqiptarëve në Shqipëri. SHBA i kërkon që të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme e të përmirësojë ekonominë në vend. Qeveria amerikane i ka dërguar një MEMO me nota të forta kritikash qeverisë shqiptare, pas shtimit të toneve nacionaliste nga kryeministri Sali Berisha. Memoja, është një paralajmërim i fortë ndaj tij për tërë sjelljen politike të kohëve të fundit që nga nacionalizmi e deri tek sjellja ndaj opozitës dhe zgjedhjeve që janë në prag.
Në letrën e DASH dërguar ministrit të Jashtëm Edmond Panariti, publikuar mbrëmë disa pjesë në Top Story, i kërkohet Berishës të punojë vetëm për vendin. “Ne jemi tejet të zhgënjyer dhe të shqetësuar se liderët shqiptarë po i largohen rolit tr

adicional konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon. Deklaratat e fundit publike të bëra nga politikanët shqiptarë kanë kapërcyer vijën e diskutimeve të përgjegjshme, në atë të retorikës kundërproduktive dhe potencialisht të rrezikshme. Këto deklarata jo vetëm nxisin sjellje gjaknxehta e tërheqin vëmendjen nga përparësitë e vërteta të rajonit por gjithashtu potencialisht nxisin dhunën, gërryejnë paqen dhe stabilitetin, e ndikojnë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara… duke përdorur mesazhe negative etnike për qëllime politike është destabilizuese dhe kundërprodhuese. Përdorimi i mesazheve etnike negative për qëllime politike duhet të ndalojë tani! Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk janë justifikim për retorikë të papërgjegjshme”, shkruhet në letrën e DASH për qeverinë shqiptare, publikuar dje në Top Channel.
Por nuk mungon thirrja që politika shqiptare të reflektojë, në mënyrë që të ketë mbështetjen e SHBA, ndryshe do të ketë reagime negative. “Ne i bëjmë thirrje politikanëve shqiptarë dhe liderëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos futen në punët e brendshme të Serbisë. Përkundrazi, fokusohuni në përparësitë e popullit shqiptar në Shqipëri: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrimi me BE, mundësi të përmirësuara ekonomike etj. Shqipëria mund dhe duhet të jetë një fqinj i përgjegjshëm dhe bashkëpunues, por politikanet e saj duhet fillimisht t’i rrinë larg tentacionit për të luajtur kartën nacionaliste. Nuk po bëni një përshtypje të mirë, ndërsa përgatitemi për ardhjen në krye të departamentit të Sekretarit të ri të Shtetit. Mos na bëni t’ju dënojmë publikisht!”, ka qënë një pjesë e MEMO-s, dërguar nga DASH. Ku për herë të parë janë shprehur në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe pa dorashka, duke e paralajmëruar qeverinë shqiptare nëse nuk reflekton sa më shpejt që të jetë e mundur për hir të popullit shqiptar dhe stabilitetit në rajon e Ballkanit, do ketë probleme.
Shkrimi u publikua sot ne Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 889
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39