Naço: CEZ shlyen borxhin
40 mln euro i kthehen KESH

Naço: CEZ shlyen borxhin<br />40 mln euro i kthehen KESH
TIRANË – Pak orë pas vizitës së kryeministrit çek në Tiranë, ministri shqiptar i energjitikës, Nasip Naço deklaroi se kompania CEZ do të shlyejë të gjitha borxhet ndaj Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

“CEZ do të shlyejë borxhin prej 40 mln euro si detyrim ndaj KESH dhe OST. Kompania ka marrë këtë vendim dhe borxhi do të shlyhet në ditët në vijim”, ka deklaruar ministri pas takimit me homologun çek, pjesë e delegacionit që shoqëronte kryeministrin Necas gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Ministri Naço foli gjithashtu edhe për privatizimet në sektorë të ndryshëm. “Do nxjerrim së shpejti paketën e plotë të aksioneve të kompanisë publike Albpetrol, në maj do hapim tenderin ndërkombëtar për privatizimin e dy HEC-eve, Ulzës dhe Shkopetit, ndërsa në Maj hapim garën për kaskadën e HEC-eve në Osum”, deklaroi ministri.

Ai u shpreh optimist se marrëdhëniet ekonomike me Çekinë, të nisura që në vitin 1994 me firmosjen e marrëveshjes së parë për investime dypalëshe, do të thellohen edhe më tej.

Nga ana e tij, ministri çek, Martin Kuba, e cilësoi Shqipërinë si një vend ideal për investime. “Për investitorët e huaj është lajm i mirë që këtu ka klimë të mirë për biznes dhe Çekia e ka konfirmuar këtë interes me praninë e kompanisë CEZ”, suksesi i së cilës “është shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për Çekinë”.

(aq/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë