TIRANE - Reforma e Drejtësinë mund të prekë dhe kompetencat e Presidentit si Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrit të Drejtësisë si anëtar i KLD-së dhe nëse është nevoja duhet të bëhen edhe ndryshime kushtetuese. Ka qenë ky propozimi i Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naco në konferencën e 10-të të Rrjetit Euro Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë. Konkretisht, Naço kërkoi që presidenti të mos jetë me kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e të gjitha kompetencat e tij t’i marrë Kreu i Gjykatës së Lartë. Po ashtu, si pjesë e këtyre ndryshimeve edhe ministri duhet të mos jetë më anëtar i KLD-së.
Referuar të shkuarës së KLD-së, Naço u shpreh se ky institucion më parë ishte në konflikt total interesi dhe gjyqtarët me miliona euro pasuri nuk ndëshkohen.
“Gjetëm KLD të zhytur në konflikt interesi”, tha Naço e duke u ndalur te puna e gjyqtarëve tha se u bë vlerësimi i punës së gjyqatarëve jashtë objektivave te kohes. Sipas tij 16 gjyqtarë të paemëruar paguheshin.
Naço përsëriti mesazhin se drejtësia duhet të ndahet njëherë e mirë nga politika.
Presidenti Nishani, në cilësinë e kreut të KLD-së, duke prezantuar sfidat e drejtësisë kërkoi rritje të pavarësisë në gjyqësorë dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, i cili dëmton të gjithë vendin dhe shoqërinë.
Për Bashkimin Evropian reforma në KLD dhe funksionimi i këtij këshilli është emergjente, gjë e cila u shpreh nga përfaqësuesi i saj, Clive Roumbold. Pavarësia e gjyqësorit, sipas tij është çelësi i reformës në drejtësi.
Për herë të parë në rrjetin e këshillave gjyqësor Euro Mesdhetar u bë pjesë dhe Kosova, ndërsa presidenca e radhës i kaloi Hungarisë.
/Shqiptarja.com

VIDEO