Naço është shprehur se me mos heqjen e mandatit të Tahirit, është duke u përdorur një tjetër standad.
“Po përdoret një tjetër standard për Tahirin. Vetëm vitet e fundit janë hequr 4-5 mandate të deputetëve. Edhe në raportin e Venecias shkruhet se ccdo deputeti duhet t’i hiqet imuniteti për çfarëdo akuzë përjashto rastet ku duket se është një sulm politik”, është shprehur Naço duke shtuar se duhet t’i qëndrohet strikt kushtetutës dhe rekomandimit të Venecias.
Deputeti i LSI-së, ka folur gjithashtu edhe për sa i përket deklaratave të djeshme mes Prokurorisë dhe Zyrës së Kryeministrit, për të cilën u shpreh se ishte i keqardhur nga deklarata e bërë nga kryeministri.
“Organi i Prokurorisë duhet të punojë jashtë ndikimeve politike dhe unë nuk ka parë nuanca politike”, thotë në studion e Report Tv deputeti i LSI-së, Nasip Naço.
Për sa i përket organit të Prokurorisë, Naço është shprehur se nuk beson se keni një prokurori që shkëlqen, por që është si pjesa tjetër e shoqërisë, si politika dhe administrata.
Anëtari i Këshillit të Mandateve ka shtuar se: “PS ka marrë përsipër se e ka bërë vetë reformën në drejtësi dhe tani thotë se kjo gjë është luftë politike, pasi ne duam ta rrëzojmë. Qeveria nuk rrëzohet nga një mandat i Tahirit”.
Deputetit i LSI-së ka folur gjithashtu edhe për deklaratën e sotme të ish- ministrit Tahiri, gjatë të cilës ai tha se po i ngarkojnë akuza të renditura prej 25 vitesh.
“Nuk besoj se Tahirit i kanë renditur akuzat e 25 viteve, kjo është një akuzë konkrete. Tahiri dhe të tjerët duhet ta pranojnë se gjyqtari në këtë rast është gjykata”, u shpreh Naço duke shtuar se Tahiri duhet të shkonte para gjykatës për tu mbrojtur dhe jo në Parlament.
Ndërkohë Naço ka shtuar se pavarësisht se çfarë do të ndodhë nesër në Parlament, LSI nuk do të bllokojë jetën parlamentare.
VIDEO/Intervista per Report TV e deputetit te LSI Nasip Nacos
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO






