TIRANE- Janë diplomuar rreth 52 studentë të ciklit Master në Fakultetin e Shkencave Sociale, në profilin “Administrimi i institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë”.
Në ceremoninë zyrtare ishin të pranishëm ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ambasadori i OSBE Florion Rauning, Rektori i Universitetit të Tiranes Dhori Kule, si dhe miq e të afërm të studentëve të diplomuar. Ministri i Drejtësisë Naço u ndal tek faktori i punësimit për të gjithë këtë brez të sapodiplomuar, duke premtuar se do të kenë vëmendjen e të gjitha institucioneve për të ushtruar profesionin e tyre.
Ambasadori i OSBE Florion Rauning, u ndal në faktin se përse u iniciua dhe u mbështet ky program nga OSBE.
Pas shpërndarjes së certifikatave përkatëse, studentët e sapodiplomuar kryen ritin e fluturimit të kapelave për të treguar se u dhanë fund studimeve dhe tashmë janë të gatshëm për tregun e punës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO