TIRANË – Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar sot në Kuvend se do të publikojë emrat e të gjithë atyre zyrtarëve të lartë të shtetit që kanë abuzuar me postet duke pasuruar familjarët e tyre; për këta zyrtarë, theksoi ai, do të bëhet edhe kallëzimi në Prokurori.
Duke folur në Parlament sesi e gjeti situatën në burgjet e Shqipërisë dhe se çfarë synon të ndryshojë nëpërmjet një projektligji të ri, Naço rrëfeu se "vetëm në burgun e Drenovës pas ngjarjes së rëndë janë rreth 30 policë dhe oficerë të arrestuar e vetëm për tre muaj në këto institucione janë gjetur 1300 telefonë celularë.”
Pas kësaj, ministri i Drejtësisë radhiti disa raste flagrante të abuzimit të zyrtarëvetë lartë të shtetit me postet publike, që kanë favorizuar pasurimin e familjarëve të tyre. “Lista është e gjatë për personat e larguar,”- tha ai, - por mund të them se kam larguar një drejtues të lartë të hipotekës i cili me “mjete demokatike”, kishte mundur t’i jepte djalit të tij 18 vjeçar disa hyrje, garazhde dhe dyqane. Sigurisht që gjatë ditëve që do të vijnë do të bëj publik emrin dhe do të bëj edhe kallzimin në prokurori.
Unë kam larguar edhe zyrtarë të tjerë, sikurse një zyrtar të lartë i cili pas zgjedhjeve i dha liçencë në kundërshtim me ligjin gruas së tij. Kam larguar edhe një drejtues tjetër i cili mbante 200 milion lekë në llogarinë e vetë dhe nuk i depozitonte në thesar sepse donte të merrte përqindjen e interesit. Kam larguar edhe një tjetër drejtues, kilometrazhi i makinës së të cilit tregonte 65 mijë kilometra por me fatura karburanti rezultonte se kishte marrë aq karburant sa t’i bënte xhiro tre herë botës.
Ndoshta nuk do ta besoni, por kam larguar edhe një veteriner të emëruar për mjek. Pra, ai kolegu që më bëntë pyetje kishte emëruar një veteriner në vend të mjekut. Kam larguar edhe një pastruese e cila ishte emëruar stomatologe, dhe besoj se me kaq e kuptoni se sa e rëndë ishte situata.
Vetëm në një institucion të vuajtjes së dënimit, nga 150 punonjës, me një shikim të shpejtë 50 prej tyre ishin vetëm me arsim 8-vjeçar. Lista e largimeve,”- përfundoi ministri duke iu drejtuar opozitës, - “është e gjatë dhe ju keni të drejtë të kërkoni Komision Hetimor, të më kërkoni interpelancë, të më kërkoni edhe në Komision të Ligjeve për seancë dëgjimore.”
Redaksia online
(armanda shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com