TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço priti sot në një takim ambasadorin italian në Shqipëri, Massimo Gaiani bashkë me stafin e tij. Pas falenderimeve të rastit dhe urimit për detyrën e re ndaj ministrit, ambasadori shprehu se Italia do vazhdojë të jetë një nga mbështetësit kryesorë të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit.
Gjatë takimit, ambasadori italian përmendi fushat në të cilat është dhënë ndihma italiane për vendin tonë, duke u ndalur në dy prej marrëveshjeve më të rëndësishme që janë nënshkruar së fundi mes Shqipërisë dhe Italisë, siç është “Marrëveshja për ekzekutimin e vendimeve penale”, si dhe “Marrëveshja shtesë e Konventës Europiane për ekstradimin” bazuar tek “Konventa Europiane për ndihmën e ndërsjelltë juridike”.
Gjithashtu, u përmendën çështje siç janë transferimi i të dënuarve shqiptarë, që vuajnë dënimin në Itali dhe marrëveshjet midis dy shteteve. Një nga pikat kryesore në këtë aspekt ishte edhe kërkesa për përshpejtimin e hapave në lidhje me transferimin dhe ekstradimin. Ambasadori italian nënvizoi faktin se së fundmi është vënë re një ngadalësim i procesit për këto marrëveshje për transferimin dhe ekstradimin e të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali, për të cilën kërkohet ndihma e qeverisë së re.
Ambasadori shprehu besimin absolut që marrëveshjet dhe marrëdhëniet midis dy shteteve dhe ministrive respektive do të jenë edhe të forta me qeverinë e re. Ai kërkoi ndërhyrjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe vetë ministrit Naço, që mundësisht të mos ekzistojnë raste korruptive të personave që njihen me shtetin, gjë që është edhe prioritet i qeverisë për t’i trajtuar të gjithë njësoj përpara ligjit.
Ministri falenderoi ambasadorin Gaiani për kontributin e qeverisë italiane në mbështetje të sistemit të drejtësisë dhe në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu bindjen që qeveria do të vijojë të ketë marrëdhënie shumë të mira me Italinë.
Gjatë fjalës së tij, ai shprehu angazhimin e plotë për të gjitha çështjet e shtruara gjatë takimit, përfshirë edhe atë të transferimit të të burgosurve dhe ekstradimet, për të cilat po punohet. Ministri Naço iu referua faktit se po bëhet një punë e madhe nga ana e stafit të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet në Kodin e Proçedurës Penale dhe Kodin e Proçedurës Civile, duke bërë një rezyme të punës së deritanishme.
Pa harruar faktin se Ministria e Drejtësisë do të ndërmarrë disa reforma nga ana strukturore, në Shërbimin e Provës etj. Është prioritet i Ministrisë që për Shërbimin e Provës të gjendet buxhet, për ta bërë sa më efiçente këtë lloj fushe, si dhe do të çohet sa më shpejt në Parlament ligji "Për trajtimin e të burgosurve”, theksoi Naço. Ministri theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimi me projektin Euralius 4 dhe me të gjitha komponentët, ku përfshihet shteti Italian bashkë me ndihmën e saj në Shqipëri. Ambasadori i bëri paraprakisht një ftesë për vizitë në Itali ministrit Naço, meqenëse ministrja e Drejtësisë italiane ishte për një vizitë zyrtare në Shqipëri në dhjetor të vitit 2012.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com