Nafta, ish-ministri Doda:
Nasip Naço të dorëhiqet
Sipas ish-ministrit të Industrisë dhe Energjetikës Viktor Doda, kreu i METEs Nasip Naço duhet të japë dorëheqjen, pas deklaratave të
papërgjegjshme, të bëra lidhur me pamundësinë e qeverisë për të kontrolluar fitimet e kompanive të naftës.
Ish-ministri i Industrisë dhe Energjetikës Viktor Doda, i cili ka lidhur marrëveshjen e parë koncensionare në fushën e naftës me kontraktorë të huaj, në vitin 2004, e ka cilësuar si të papërgjegjshme deklaratën e para disa ditëve të ministrit të METE-s Nasip Naço, sipas të cilit, qeveria Berisha nuk mund të siguojë një ekspertizë efikase për të kontrolluar kompanitë e naftës, lidhur me vërtetësinë e deklarimit të fitimeve reale të tyre.
Për rrjedhojë, ato, që prej tetë vitesh, nuk paguajnë tatimfitimi në buxhet. Në një intervistë dhënë për "Vizion Plus", Doda tha se ministri Naço duhet të japë dorëheqjen, ndërkohë që e ka sfiduar atë që të bëjë publike kontratën e lidhur më 2004 me një kompani kanadeze të investimeve. Për ish-ministrin, deklarata të tilla tentojnë të mbulojnë korrupsionin, që ka kapur çdo sektor të ekonomisë shqiptare në këto vite të fundit. Për më tepër, formula e zgjedhur për të privatizuar Albpetrolinë, sipas Dodës, është parashikuar që të favorizojë blerësin.
Sipas ligjit, privati që do të blejë 100 për qind të aksioneve të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol, do të gëzojë pas kësaj të drejtën e parë të ofertës për të marrë mbi vete të gjitha koncensionet e tjera te naftës, në rastet kur investitorët aktuale tërhiqen apo atyre u përfundon marrëveshja koncensionare. Për këto arsye dhe të tjera, ky proces privatizimi është konsideruar nga opozita si një aferë korruptive. Qeveria ka dhënë miratimin e saj për hapjen e tenderit për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol, me anë të një Vendimi, që mban datën 1 shkurt, por që nuk është publikuar për shtatë javë rresht. Sipas këtij vendimi, hapja e procedurave të konkurimit do të bëhet në fillim të muajit prill dhe do të mbyllet në muajin korrik, periudhë në të cilën kompanitë e interesuara duhet të kenë dorëzuar ofertën e tyre pranë ministrisë së Ekonomisë. Në rast se nuk do të ketë oferta të mjaftueshme për zhvillimin e garës, vendimi përcakton shtyrjen e mëtejshme të afatit për dorëzimin e ofertave. Në ankand janë nxjerrë 100 për qind e aseteve shtetërore të kompanisë, që u korrespondojnë 13 milionë e 370 mijë aksioneve, me një vlerë nominale prej 1 mijë lekë secili, në një total prej 94.5 milionë eurosh, ndërkohë që vlera minimale e kompanisë, sikurse është deklaruar deri tani, është rreth 500 milionë dollarëve.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet
24 Nëntor, 18:30
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'
24 Nëntor, 18:17
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Rusia emëron ambasador të ri në SHBA, ja kush është Aleksandër Darchiev
24 Nëntor, 18:07
-
Spahiu: Protesta e PD me autobusë nga fshatrat dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet në Tiranë nga qytetarët! Berisha i refuzuar nga militantët
24 Nëntor, 18:07
-
Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë
24 Nëntor, 17:52
-
Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve
24 Nëntor, 17:45
-
Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm
24 Nëntor, 17:37
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30