Nafta kontrabandë nga Tunizia drejt Porto Romanos, ja bizneset që drejtojnë të dyshuarit si organizatorë

Nafta kontrabandë nga Tunizia drejt Porto Romanos, ja bizneset që drejtojnë të dyshuarit si organizatorë

Shqiptarja.com zbulon emrat e dy personave të shpallur në kërkim si organizatorë të ardhjes kontrabandë të ngarkesës prej 670 ton (670 mijë litra naftë) nga Tunizia.
Nafta e fshehur në balastrat, pjesa fundore e anijes që shërben për ekuilibrin e anijes në lundrim kur ajo nuk ka ngarkesë.  Zakonisht mbushet me ujë deti.

Në kuadër të operacionit “Ari i zi”, vijon puna për kapjen e shtetasve Eduart Skora dhe Florian Biba. Ndërsa u arrestuan 3 pjesëtarë të ekuipazhit, kapiteni, oficeri I parë dhe marinari.

Organizatorët rezultojnë të jenë pronarë të disa subjekteve me veprimtari në fushën detare por dhe në tregtimin me pakice te karburantit

Sipas QKB-së, Eduard Skora rezulton zotërues 50% të aksioneve të subjektit 'Envi & E.E, me veprimtari në fushën detare, ndërsa 50 % e aksioneve janë të Dritan Kuçit.

Ndërsa Florian Biba rezulton pronar 100%  i subjektit “Dean Maritime Shiping’ me veprimtari në transport detar kombëtar dhe ndërkombëtar te mallrave dhe produkteve të ndryshme, për vete dhe për të tretë. Agjenci detare, spedicionere. Agjenci transporti udhëtarësh dhe mallrash. Gjithashtu rezulton aksioner 100 % ne "BATIMARINE OËNER SHIP"

Pë operacionin "Ari i zi 2' në kërkim jane Juxhin Koka - Banues ne Durres, Serxha Sula - Banues ne Durres

Ndërkohë Juxhin Koka rezulton aksioner 100 % i subjektit 'KOKA OIL 2018' me veprimtari tregtimin me pakice te benzines, naftes, gazit, lubrifikanteve, gazit te lengshem. dhe te gjithe produkteve dhe nenprodukteve te tyre. Veprimtari sipermarrje industriale, transport mallrash dhe individesh brenda dhe jashte vendit; Agjensi informacioni, turistike, konsulence tregtare e sherbime te ngjashme me to. 


Lajmi kryesor:

1 mijë tonë naftë kontrabandë kapet brenda 24 orëve në Porto Romano! Erdhi nga Tunizia me dy anije! Në kërkim 4 organizatorët, arrestohen marinarët (EMRAT + VIDEO)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre