Nafta, makinat 5' fikur, boritë e
shoferëve kundër protestës së PD

Nafta, makinat 5' fikur, boritë e<br />shoferëve kundër protestës së PD
TIRANE -  Protesta paralajmëruar prej ditësh nga Partia Demokratike për fikjen e makinave 5 minuta në orën 11: 00 paraditën e djeshme ka dështuar. Protesta e opozitës kundër çmimit të naftës ishte paralajmëruar si një protestë masive ku sipas kreut demokrat do t’i përgjigjeshin të gjithë qytetarët, por dje u dëshmua e kundërta. Vetëm disa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës duke fikur makinat e tyre për 5 minuta, ndërkohë që pjesa tjetër treguan revoltën e tyre ndaj bllokimit të trafikut.

Një pjesë e drejtuesve të automjeteve kanë protestuar me bori të ndezura kundër protestuesve që mbështetën thirrjen e opozitës, duke treguar kështu haptazi se shumica qytetare nuk iu bashkuan opozitës, por përkundrazi ishin të indinjuar nga bllokimi i trafikut. E gjithë kjo situatë e cila ishte mëse evidente në rrugët e kryeqytetit, ka qenë pothuajse e njëjtë edhe nëpër rrethe. Duke lënë të kuptohet haptazi se thirrjes së Partisë Demokratike për protestë i janë përgjigjur vetëm militantët dhe ish-funksionarët e saj.

protesta per naften
protesta per naften
Basha
Gjatë mesditës së djeshme, është shfaqur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kreu demokrat Lulzim Basha, për të mbështetur protestën e paralajmëruar, ku në krah të tij ëshët shfaqur edhe ish-lideri demokrat Sali Berisha. Ndërkohë, në fjalën e tij kreu demokrat Basha, duke falenderuar qytetarët që iu përgjigjën thirrjes për protestë, tha se ky është vetëm fillimi i valës së protestave kundër qeverisë, dhe premtimeve të saj të pambajtura. Këto thirrje lideri i selisë blu i bëri duke hedhur akuza mbi qeverinë, ku sipas tij kjo e fundit e ka mendjen vetëm të mbushë xhepat e saj, e ndërsa popullit i ka treguar kërbaçin e varfërisë.

Në këtë drejtim, Basha paralajmëroi mbajtjen e protestave të radhës, për të kërkuar të drejtat që po u mohohen qytetarëve me rritjen e taksave. “Protestojmë në mënyrë qytetare në shenjë proteste dhe refuzimi të qeverisë që me taksat e saj e ka kthyer Shqipërinë në vendin lider të çmimit të karburantit në Evropë, për një popull që të ardhurat janë 3 herë më të vogla se në BE. këto janë taksat të padrejtësisë, që prek bukën e fëmijëve të shqiptarëve, shkatërron perspektivën evropiane ku është futur vendi.

Kjo qeveri e ka mendjen të mbushë çantat e saj me lekët në xhepat e shqiptarëve, duke përgëzuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestë, sot është dita e askujt, por e drejta e qytetarëve për një qeverisje të ndershme. Është hapi i parë, të tjerë do të vazhdojnë. Ky është hapi i parë për taksën e karburantit, dhe nisja e protestave për thyerjet e premtimeve. Është fillimi i protestave popullore masive për kërbaçin që po u tregohen qytetarëve,” theksoi Basha.

protesta per naften

lulzim basha
 


  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak