Nafta në det, kompania 
izraelite leje për shfrytëzimin

Nafta në det, kompania  <br />izraelite leje për shfrytëzimin
Kompania "Emanuelle Adriatic Energy Ltd.", e regjistruar në Qipro, si filiale e kompanisë izraelite ILDC Energy, është e lirë tashmë ligjërisht të fillojë punën për kërkime dhe shfrytëzim të hidrokarbureve në një zonë të gjerë, prej 5.070 kilometrash katrore në detin Adriatik, në zonën veriore. Kjo është bërë e mundur, pasi Vendimi i qeverisë nr. 383, që ishte miratuar më datë 6 qershor të këtij viti, përcaktohet se do të hynte në fuqi vetëm kur VKM-ja të publikohej në Fletoren Zyrtare, pa caktuar një datë fikse. Ky publikim është bërë ditën e djeshme, në Fletoren e rradhës, duke zyrtarizuar lejen për kompaninë e huaj.

Ky subjekt ka deklaruar që vitin e kaluar se kishte arritur një marrëveshje të tillë me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Por, vetëm në janar të këtij viti, sikurse njoftonte gazeta e specializuar ekonomike e Izraelit "Globes", ajo ka shpallur publikisht se një marrëveshje e tillë ishtë premtuar përfundimisht nga pala shqiptare dhe pritej vetëm miratimi qeveritar që të zyrtarizohej.

Vonesa, nga janari deri në qershor, ka lindur hamendje lidhur me përdorjen e këtij koncensioni si "karrem" politik, për të ndikuar në zgjedhjen e presidentit të Republikës nga mazhoranca qeverisëse. Kjo ide është hedhur edhe dje në Kuvend nga opozita. Ajo që bën përshtypje është koincidenca e datave. Vendimi në qeveri është marrë pesë ditë para se të zgjidhej kreu i shtetit, ndërkohë që tri ditë pas zgjedhjes së tij pa probleme nga mazhoranca u krye edhe publikimi në Fletoren Zyrtare, duke i dhënë një vendimi të tillë fuqi të plotë. Sipas disa analistëve dhe opozitarëve, joshja ka qenë pikërisht për rolin e Ilir Metës dhe partisë së tij në këtë votim, ku, në fakt, ai ishte vendimtar me votat e partisë së tij. Natyrisht, një gjë e tillë nuk është e mundur të faktohet.

Më 6 qershor, Këshilli i Ministrave miratoi një marrëveshje me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në det në Shqipëri, për blloqet 2, 3 dhe 4 të Adriatikut, ndërmjet "Albpetrol", sh.a.-së, dhe shoqërisë "Emanuelle Adriatic Energy Limited". Në fakt, ndërkohë që kjo kompani strategjike është në proces privatizimi, do të ishte më korrekte që të mos bëheshin veprime të tilla, që ja ulin vlerën reale. Kompanitë e interesuara për blerjen e "Albpetrol"- it synojnë t'i kryejnë vetë kërkimet në det, në zona që janë ende të pashfrytëzuara. Ndaj dhe ky ishte aseti më i madh që kompanitë do të blinin. Gjithnjë sipas gazetës "Globes" të Izraelit, suksesi i puseve të naftës në këtë zonë duhet të jetë i garantuar. Në anën tjetër të detit, në Itali, shpimet kanë patur rezultate shumë të mira dhe në Shqipëri deri tani nuk janë kryer pasi shqiptarët nuk kanë patur fondet e duhura, theksohet në të. Gazeta hedh dritë edhe për një detaj tjetër: 51 për qind e aksioneve do të mbahet nga kompania e regjistruar në Qipro, ndërkohë që 49 për qind e tyre do të jetë në duart e shqiptarëve. "Globes" nuk specifikon se për cilët shqiptarë - "Albpetrol"-in apo privatë është fjala. Zona e kontratës përbëhet nga blloqet 2, 3 dhe 4 dhe "veriu i Rodonit". Kompania ka deklaruar se, pas marrjes së licensës, ata do të kërkojnë partnerë, që do t'i zgjedhin vetë.
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant