Zëvëndëskryeministri, Erion Braçe përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ka bërë me dije se nafta për fermerët është pa akcizë dhe taksë qarkullimi dhe se tashmë ky është një realitet dhe jo një premtim i pa mbajtur.
“LLAFE BËJNË TË GJITHË LART E POSHTË, APO JO ENKELEJD;
PUNËT I BËJMË NE!”, shkruan Braçe në postim, duke “thumbuar” Alibeajn.
Ai ka thënë se tashmë puna ka nisur në Lushnje dhe në Divjakë dhe se bujq nga e gjithë Myzeqeja kanë nisur aplikimet. Zëvëndëskryministri, i ka bërë apel të gjithëve të nxitojnë pasi janë mbi 12 mijë bujq me nipt aktiv që duhet të aplikojnë.
“Ne jemi zemra e bujqësisë se Shqipërisë”, tha Braçe në fund.