Nafta pa taksa, Veliaj: Pasuron fermerët! Karta iu ul kostot (VIDEO)

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ka nisur ditën duke kryer një inspektim në një fabrikë bulmeti, në qytetin e Kavajës, nga ku ka folur edhe për skemën e Ministrisë së Bujqësisë për naftën pa taksa për fermerët.

“Për të gjithë fermerët, kjo që shkon nafta gjysmë për gjysmë është një nga gjërat më të mira. Praktikisht ça paguaje taksa, apo akcizë dhe tatime i ke falas, dhe kushdo që të ketë mundësinë që me kosto më të ulët të rrisin investimet”, u shpreh Veliaj.

Veliaj iu bën thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar nga të gjitha politikat mbështetëse të qeverisë dhe për çdo paqartësi sipas tij fermerët do të kenë në dispozicion ndihmën e njësisë administrative.

“Është një moment i mirë për të kthyer vëmendjen tek bujqësia, dua ta përdor këtë mundësi dhe këtë vizitë edhe ti ftojmë edhe të gjithë fermerët që të aplikojnë edhe për projektet e AZHBR-së, edhe për kartën e fermerit dhe të marrin naftën ta akcizë, dhe të ketë mundësinë edhe të investojnë, dikush mund të shtoj disa lopë, dikush bën një mini-fermë, dhe do të ketë më shumë investim. Njësia administrative do jetë në mbështetje për të bërë aplikimin”, tha Veliaj.

Aplikimi për naftën pa taksa ka nisur më 15 janar të këtij viti dhe mbyllet me 25 shkurt. Një litër naftë tanimë do të blihet me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin