KORÇË- Nga viti 2021 të gjithë fermerët që posedojnë NIPT do të përfitojnë naftën me gjysmën e çmimit të tregut. Fermerët e Korçës thanë se kjo paketë ndihmë do të sjellë rritje të fitimeve.
“Ne shpresojmë shumë që të ndodhë, por nuk e dimë. Akoma nuk besojmë. Nuk jemi ndihmuar në asnjë drejtim. Karburant, taksa po na i uli do na ndihmonte shumë”, tha një fermere.
“Ne lehtësira kemi po na uli naftën, plehra kimike”, u shpreh një tjetër.
Report Tv ishte në fshatrat Dvoran dhe Kamenicë, ku kultivohen fasulet dhe lakrat. Ndërsa nga pemët frutore, mollët, të cilat këtë vit kanë prodhim dhe treg të mirë.
“Karburanti problem është. Nuk besoj se ka përfitime se në bazë të niptit të fermerit mund të na kërkohet TVSH e prodhimeve”, tregoi një tjetër.
“Po të ulë naftën e shpenzimet jemi në rregull. Plehu është 50 mijë lekë kuintali. Po ta ulë 40 do ishte mirë. Nuk ka hyrë mall nga jashtë. Mirë ka qenë sivjet”, tha një korçar.
Por ka edhe fermerë që janë skeptikë ndaj paketës së prezantuar nga Kryeministri Rama.
“Nuk besoj. Asnjë nuk besoj. Vetë i tretë këtu. Nuk kam pasur asnjë përmirësim. Nga qeveria asnjë, vetëm krahët tonë. Të mban vetëm me të ngrënë se gjë tjetër nuk kemi. Të riparojmë diçka, apo të shkojmë me pushime nuk bëhet fjalë”, u shpreh një kultivuese fruta-perimesh.
Janë rreth 47 mijë fermerë në mbarë vendin të pajisur me NIPT që do të përfitojnë nga paketa e ndihmës në bujqësi. Kryeministri Rama është shprehur 10 ditë më parë se heqja e akcizës dhe dy taksave do të sjellë përgjysmimin e çmimit të naftës.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54%
-
JO
40.4%
-
NUK E DI
5.6%
Vota total: 2891
Lajme të tjera
-
‘Festa e grurit’ në Fier, u festua dalja e bukës së re! Kosto e lartë për grurin, fermerët shtojnë tokat me misër
19 Qershor, 19:49
-
Fermerët në Vaun e Dejës në protestë për naftën pa akcizë, deputeti Hila: Përfitojnë nga 3 mijë litra naftë persona që nuk kanë asnjë pëllëmbë tokë të punueshme
15 Qershor, 11:04
-
Nafta shitet me 258 lekë/litër! Nisma 'Thurje' kërkon transparencë nga Bordi: Duam të dimë me çfarë çmimi e blen Shqipëria karburantin
10 Qershor, 14:43
-
Çmime rekord! Nga sot nafta do të blihet me 258 lekë/litri, benzina arrin në 243 lekë! Ulet gazi me 4 lekë
8 Qershor, 11:48
-
Braçe: Gruri është në pikën kritike! Fermerëve i duhet nafta për vaditje me pompa, kanë edhe ankthin e tmerrshëm të çmimit (VIDEO)
29 Prill, 08:44
-
VOA: Fundi i palavdishëm i gjigandit shqiptar të hidrokarbureve
23 Prill, 07:20
-
Fara e skaduar, dështon prodhimi i specave në sera! Fermerët në Dimal: Na mashtruan pikat e shitjes
19 Prill, 08:48
-
Naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet pronari i një lokali në Prrenjas! Në magazinën e restorantit të tij u gjetën 1250 litra naftë
11 Prill, 12:10
-
Ulet nafta me 6 lekë të tjera, sot dhe nesër do të shitet me 231 lekë/litri, benzina rritet me 1 lekë! Çmimi i gazit bie në 115 lekë/litri
1 Prill, 09:40
-
Dumreja, 'thesari' që mbart nëntokë 5 miliardë fuçi nafte
10 Mars, 13:08
-
A mund të mbijetojë bota pa naftën dhe gazin rus?
10 Mars, 09:10
-
‘Çmendet’ tregu i karburanteve! 1/l naftë 240 lekë, në 15 min ndryshoi me 32 lekë! Qytetarët: Erdhi koha e biçikletave! Në Fier e Berat rritet çmimi i biletës së transportit urban
5 Mars, 14:31