Në Marinzë, në ditën e 14-të të grevës së urisë, kanë mbetur vetëm 7 naftëtarë. Tre të tjerë janë detyruar të tërhiqen për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Naftëtarët kërkojnë rritjen e pagave por deri me tani asnjë negociatë nuk është arritur me kompaninë kineze “Bankers Petroleum”, e cila vijon normalisht punën në vendburim.
Dritan Rrapushi shprehet se "pavarësisht tkurrjes, ne do të vazhdojmë kauzën tonë deri në fund. Madje do të denoncojmë publikisht abuzimet e kompanisë ‘Bankers Petroleum’.”
![]()
Eduart Selami tha se“Ne presim mbështetje nga shteti. Ose është me ne, ose me kinezët. Nuk po na mbështet asnjë institucion.”
Në Spaç të Mirditës, minatorët ndodhen në ditën e 17-të të protestës. Kompania turke “Tete Albania” nuk e njeh sindikatën e krijuar prej tyre, e cila do të siguronte paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
Të enjten, minatorët kanë paralajmëruar një protestë përpara Parlamentit, në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës.
Komente









