Champions League zhvilloi këtë të martë nëntë ndeshjet e para për raundin e katërt. Mes dueleve më të forta ra në sy fitorja 1-3 e Milanit në Madrid kundër Realit, apo edhe humbja e Man. Cityt në Lisbonë. Juve u ndal sërish, këtë herë në një barazim 1-1 me Lille. Liverpool e ka të lehtë kundër Leverkusen, ndërsa Monaco dhe Dortmund sigurojnë tri pikë me vuajtje.
Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes ishte padyshim në Madrid, aty ku Real u mposht 1-3 nga Milani. 22 trofe të Ligës së Kampioneve zbrisnin në fushë, me kuqezinjtë që i dhuruan një befasi një ish-i si Ancelotti, duke marrë fitoren e dytë në këtë event për këtë sezon. Ndeshja u hap nga Thiau për italianët pas 12 minutave lojë, para se Vinicius të barazonte me penallti në minutën e 23. Morata në pjesën e parë dhe Reijinders në të dytën shënuan golat e tjerë për Milanin, duke bërë që Real Madrid të jetë në krizë edhe pas humbjes në El Clasico.
Në Lisbonë, Sportingu fitoi 4-1 kundër Manchester Cityt duke bërë një befasi të madhe. Foden shënoi për miqtë pas vetëm katër minutave loje, para se djemtë e Ruben Amorim të përmbysnin me tripletën e Gyokers dhe Araujo. Trajneri i Sporting fiton ‘derbin e parë’ me Cityn, me portugezin që pas një jave do jetë në krye të Manchester United, duke u zyrtarizuar si trajneri i ri në Premier League.
Në Francë, Lille ndali 1-1 Juventusin. Asisti i Zhegrovës bëri që David të shënonte për vendasit në minutën e 27-të, para se Vlahovic të barazonte me penallti në të 60 minutë.
Në ‘Anfield’ Liverpool fitoi 4-0 ndaj Leverkusen me golat e Gakpo dhe tripletën e Diaz në pjesën e dytë. Tanimë spektakli i Champions vijon të mërkurën me nëntë ndeshjet e radhës.
Champions League, raundi 4:
18:45
PSV 4-0 Girona
Slovan Bratislava 1-4 Dinamo Zagreb
21:00
Bologna 0-1 Monaco
Celtic 3-1 RB Leipzig
Dortmund 1-0 Sturm Graz
Lille 1-1 Juventus
Liverpool 4-0 Bayer Leverkusen
Real Madrid 1-3 Milan
Sporting Lisbone 4-1 Manchester City
Renditja: