Naftëtarët e Gorishtës në protestë kundër Albetrol! Pezullohet puna, 300 punëtorë kërkojnë rritjen e pagave

Naftëtarët e kompanisë Albetrol në Gorishtë të Vlorës janë ngritur në protestë, pasi kompania nuk ka zbatuar kontratat e punës për rritjen e pagave dhe indeksimin për shkak të inflacionit. Ata paralajmëruar grevë, nëse nuk reagon kompania dhe ministria e energjetikës.

Rreth 300 punëtorë të nxjerrjes së naftës në Gorishtë të Vlorës kanë pezulluar punën dhe kanë dalë në protestë kundër kompanisë Albpetrol.  Protestuesit kanë paralajmëruar se do të futen në grevë nëse kompania nuk plotëson kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe rimbursimin për shkak të inflacionit.

“Unë me 400 mijë lek mbaj shtëpinë, dy fëmijët, gruan pa punë dhe babanë që ka punuar 40 vite këtu në Gorishtë dhe tani është në pension, i sëmurë. Ne kërkojmë atë që na takon sipas Kodit të Punës”, tha njw naftwtar.

“Paga e punonjësit të naftës, duhet të jetë 150 për qind mbi pagën minmale të punonjësve të tjerë shtetëror”, thanë punëtorët.

Aktualisht naftëtarët e Gorishtës paguhen 35 deri në 50 mijë lek në muaj në varësi të pozicionit të punës ndërsa nuk paguhen per oret shtesë apo për vështirësinë e rrugës.

“Unë paghem 400 mijë lek jam i turpëruar para fëmijëve. Protestojmë se ata (kompania) na kanë gënjyer. Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Albetrol për indeksimin e pagave nuk është zbatuar”, thanë ata.

“Punojmë me turne 16 orë pa ndërprerje. Punojmë në ditë festash nuk na njihen, nuk zbatohet kodi i punës. Ne punojmë në gaz, luftojmë me vdekjen, këta s’na paguajnë”, thanë të tjerë protestues.

Protestuesit shprehen se kompania Albpetrol, që prodhon 120 ton naftë në ditë vetëm në puset e Gorishtës nuk ka mbajtur premtimin për rritjen e pagave. Sipas tyre në dijeni të problematikës është dhe ministrja e Insfrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

 

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meno dhjami: 24/07/2023 22:20

    Mos i qasni melunet e albpetrolit se po ju cfrytezojn dhe per vete rin ne zyra si derra dhe marin rroga te majme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)