Shtetet e Bashkuara po tërheqin një pjesë të personelit nga bazat në Lindjen e Mesme, tha një zyrtar amerikan të mërkurën, pasi një zyrtar i lartë iranian tha se Teherani kishte paralajmëruar fqinjët se do të godiste bazat amerikane nëse Uashingtoni sulmon. Britania gjithashtu po tërheq një pjesë të personelit nga një bazë ajrore në Katar përpara sulmeve të mundshme të SHBA-së. Ministria britanike e mbrojtjes nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm.
"Të gjitha sinjalet tregojnë se një sulm i SHBA-së është i afërt, por kjo është edhe mënyra se si sillet kjo administratë për t'i mbajtur të gjithë në gatishmëri. Paparashikueshmëria është pjesë e strategjisë", tha një zyrtar ushtarak perëndimor për Reuters më vonë të mërkurën.
Dy zyrtarë evropianë thanë se ndërhyrja ushtarake amerikane mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme. Një zyrtar izraelit tha gjithashtu se dukej se Trump kishte vendosur të ndërhynte, megjithëse fushëveprimi dhe koha mbetën të paqarta. Katari tha se tërheqjet nga baza e saj ajrore Al Udeid, baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, po "ndërmerreshin në përgjigje të tensioneve aktuale rajonale".
Numri i njerëzve që kanë vdekur gjatë protestave në Iran ka shkuar 2,571, sipas një përditësimi nga Agjencia e Lajmeve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), një organizatë e aktivistëve iranianë me bazë në Shtetet e Bashkuara. Por numri mund të jetë shumë herë më i lartë, teksa mediat deklarojnë për 12 mijë viktima, shifra që ende nuk janë verifikuar.
Ndërkohë, Iran International, rrjeti televiziv iranian me seli në Londër, raporton se forcat e sigurisë, të veshur si civilë dhe anëtarët e Gardës Revolucionare Iraniane kanë bastisur shtëpitë e familjeve të të vrarëve gjatë protestave në Teheranin lindor. Sipas Iran International, IRGC urdhëroi familjet të mblidhnin trupat e viktimave para agimit dhe të kryenin varrimet shpejt dhe privatisht, duke shtuar se ata do të akuzohen për përdorimin e municioneve.
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të ndërmerren masa shumë të forta nëse autoritetet iraniane vazhdojnë me kërcënimin për ekzekutim të protestuesve. Pas këtyre deklarateve, televizioni shtetëror i Teheranit 'kërcënoi' Trump duke publikuar pamje të Trump pas sulmit në Pensilvani me nënshkrimin: "Këtë herë plumbi nuk do të gabojë".
Irani po përballet me protestat më të mëdha kundër regjimit klerikal në vitet e fundit, me autoritetet që po shtypin me brutalitet pakënaqësitë në rritje. Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse Irani vret protestues.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se qeveria e tij e ka nën kontroll të plotë situatën në vend, në një kohë kur autoritetet po kryejnë shtypjen më të ashpër të protestave në vite.
"Pas tre ditësh operacionesh terroriste, tani ka qetësi. Ne jemi në kontroll të plotë", tha Araghchi për "Special Report" të Fox News.
Ambasada Britanike në Teheran ka njoftuar mbylljen e saj deri në njoftim të mëtejshëm.
Ky vendim vjen pas tërheqjes së personelit ushtarak britanik nga një bazë amerikane në Katar, ndërsa SHBA-ja ka filluar gjithashtu të tërheqë disa punonjës nga baza Al Udeid në Katar, baza më e madhe amerikane në rajon.
“Jemi informuar mjaft qartë se vrasjet në Iran po ndalojnë dhe se nuk ka asnjë plan për ekzekutime”, deklaroi Donald Trump, duke theksuar se kjo çështje ka qenë shumë e diskutuar ditët e fundit.
“Sot duhej të ishte dita e ekzekutimeve”, shtoi Trump, duke sqaruar se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse ky informacion nuk do të rezultonte i vërtetë.
Burime zyrtare kanë deklaruar për New York Times se mundësitë që Shtetet e Bashkuara të kryejnë një sulm kibernetik ose një goditje kundër aparatit të sigurisë së brendshme të Iranit janë “më të mundshme”. Sipas burimeve, një sulm i tillë pritet të ndodhë brenda disa ditësh dhe mund të shkaktojë një kundërpërgjigje nga ana e Iranit.
Irani është i gatshëm të përgjigjet “me vendime” ndaj armiqve të tij, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, deklaroi komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Ai akuzoi udhëheqësit e tyre se qëndrojnë pas protestave që kanë tronditur Republikën Islamike.
“Gardat janë në gatishmëri maksimale për t’u përgjigjur ndaj gabimeve të llogaritjes së armikut”, tha komandanti Mohammad Pakpour në një komunikatë të cituar nga televizioni shtetëror, duke akuzuar presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit si “vrasës të rinisë iraniane”.
Televizioni shtetëror iranian transmeton pamjet e presidentit të SHBA Donald Trump pas atentatit që iu bë në Pensilvani ku u qëllua me plumb në vesh, duke lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë.
“Këtë herë plumbi nuk do të dështojë”, thuhej nga shkrim.

Mbretëria e Bashkuar po tërheq personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar.
Kjo vjen pasi Donald Trump u tha protestuesve në Iran se “ndihma është duke ardhur” dhe premtoi “veprime shumë të forta” nëse qeveria në Teheran vazhdon me ekzekutimet e planifikuara.
Irani ka thënë vazhdimisht se do të hakmerret kundër vendeve ushtarake amerikane në rajon nëse Amerika sulmon.
Qindra ushtarë amerikanë thuhet se kanë filluar të evakuohen nga Baza Ajrore al-Udeid në Katar, për t'u transferuar në baza të tjera në rajon, raporton NBC News. Raportimet e mëparshme nga media të ndryshme flisnin për "disa" ushtarë.
Baza Ajrore Al-Udeid është baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon dhe strehon afërsisht 10,000 trupa.
Disa nga trupat u tërhoqën nga e njëjta bazë në qershor të vitit të kaluar kur Uashingtoni goditi vendet e pasurimit bërthamor të Teheranit. Sipas NBC, tërheqja aktuale e trupave duket të jetë pjesë e një përpjekjeje më të koordinuar, përpara çdo operacioni të planifikuar.

Harta e territoreve ku përqendrohet populli kurd
Separatistët kurdë janë përpjekur të sulmojnë papritur Iranin përmes Irakut dhe Turqisë në ditët e fundit, raporton Reuters duke cituar burime që njohin çështjen. Duket se ata janë përpjekur të përfitojnë nga destabiliteti në Iran, i cili ka një minoritet të madh kurd.
Garda Revolucionare e Iranit, një degë e veçantë ushtarake që mbron rendin e Revolucionit Islamik, u përplas me ushtarët kurdë, sipas një zyrtari Iranian. Grupet kurde janë përpjekur prej dekadash për të vendosur autonominë ose vetëqeverisjen në pjesë të ndryshme të rajonit.
Harta tregon rajone në Iran ku populli kurd është i dendur (zonat e shënuara me të kuqe) dhe ku gjendet i pranishëm në disa zona (shënuar me portokalli), që njihet gjerësisht si Kurdistani iranian.
Kina kundërshton çdo ndërhyrje të jashtme në punët e brendshme të Iranit.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se SHBA-të do të ndërmarrin masa shumë të forta kundër Teheranit.
“Kina nuk e toleron përdorimin ose kërcënimin me forcë në marrëdhëniet ndërkombëtare”, theksoi Ning.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se Moska duhet të vazhdojë të punojë me Iranin për të zbatuar marrëveshjet dypalëshe.
Lavrov deklaroi se asnjë vend tjetër nuk mund të ndryshojë natyrën e lidhjeve midis Rusisë dhe Iranit.
Një zyrtar i lartë iranian tha të mërkurën se Teherani i kishte paralajmëruar vendet fqinje që strehojnë trupa amerikane se do të hakmerrej kundër bazave amerikane nëse Uashingtoni kryen kërcënime për të ndërhyrë në protestat në Iran.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr trupat nga bazat kryesore ushtarake në Lindjen e Mesme.
Lajmin e ka bërë të ditur Sky Neës, sipas të cilit, kjo është një masë paraprake duke pasur parasysh tensionet e larta pas protestave në Iran.
Përpara sulmeve amerikane ndaj Iranit në qershor, gjatë luftës 12-ditore, një pjesë e personelit u zhvendos nga bazat amerikane në Lindjen e Mesme.
Kjo lëvizje vjen pasi një zyrtar iranian i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Teherani do të synonte bazat ushtarake amerikane në rajon në hakmarrje për çdo sulm nga Uashingtoni.
Një numër qeverish të vendeve të Lindjes së Mesme thuhet se janë përpjekur të dekurajojnë SHBA-në nga hyrja në luftë me Iranin.
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një diplomat të Gjirit Arab, bën të ditur se qeveritë kanë frikë nga "pasoja të papara".
Po ashtu sipas diplomatit në fjalë, qeveritë e shteteve që kontaktuan SHBA-në thuhet se përfshinin Turqinë, Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Pakistanin.
Diplomati shtoi se ata kanë qenë në "kontakt të vazhdueshëm" me Uashingtonin ditët e fundit, për një zgjidhje diplomatike të situatës.
Kujtojmë se Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se ushtria e SHBA-së do të ndërhyjë në Iran, nëse vijon vrasja e protestuesve nga ana e regjimit.
Prej ditësh Irani është ‘mbërthyer’ nga protestat masive, ku qytetarët bëjnë përgjegjës regjimin e Ajatollahut për krizën në të cilën ndodhet vendi.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola thotë se BE-ja nuk duhet të presë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të ndërmarrë veprime të shpejta kundër regjimit iranian.
"Udhëheqësit e BE-së duhet të rrisin presionin mbi regjimin iranian ndërsa ai shtyp protestuesit", tha Metsola.
Sipas saj, BE është e tronditur nga ajo që po ndodh në Iran dhe nuk mund të rrijë duarkryq kur shohin se regjimi po përdor dhunën dhe shtypjen.

Foto: Reza Pahlavi
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, zhvilloi këtë fundjavë një takim sekret me Reza Pahlavin, trashëgimtarin e dinastisë Pahlavi në mërgim, për të diskutuar mbi protestat, raporton Axios.
Ky ishte takimi i parë në nivel të lartë mes opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga fillimi i protestave. Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një “lider tranzicioni” në rast se regjimi bie.
Ekipi i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë mbajti një mbledhje të hënën për të shqyrtuar opsionet e reagimit, megjithëse presidenti Trump nuk mori pjesë.
Situata e rëndë brenda vendit
Pamjet e shpërndara nga aktivistët tregojnë trupa me plagë të rënda nga plumbat dhe qytetarë që përpiqen të identifikojnë të afërmit e tyre mes trupave të pajetë. Forcat e sigurisë raportohet se bastisin spitalet private, duke kërcënuar stafin mjekësor që të dorëzojnë informacion mbi personat e plagosur. Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, ka konfirmuar se numri i të vdekurve ka kaluar 2 mijë, por frika është se shifra përfundimtare mund të jetë shumë më e lartë.
Presidenti Donald Trump reagoi me ton të ashpër, duke kërkuar nga “patriotët iranianë” që të mos dorëzohen dhe të marrin nën kontroll institucionet, ndërsa ekipi i tij i sigurisë kombëtare shqyrton opsione që përfshijnë mjete ushtarake dhe operacione klandestine.
Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë krahasuar bllokimin e komunikimeve me një “burgim të vetmuar” për popullin iranian, që regjimi të mund të shtypë protestuesit pa u parë nga bota.
Protestat filluan në fund të dhjetorit për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe u shndërruan shpejt në një revoltë kombëtare që përfshiu të 31 provincat e Iranit, duke kërkuar fundin e pushtetit që vjen pas revolucionit të vitit 1979.
Kreu i gjyqësorit të Iranit ka lënë të kuptohet se do të ketë gjyqe të shpejta dhe ekzekutime për të ndaluarit gjatë protestave, pas kërcënimit të Donald Trump për veprime shumë të forta nëse Teherani ekzekuton protestuesit.
"Nëse duam të bëjmë një punë, duhet ta bëjmë tani. Nëse duam të bëjmë diçka, duhet ta bëjmë shpejt. Nëse bëhet vonë, dy muaj, tre muaj më vonë, nuk ka të njëjtin efekt. Nëse duam të bëjmë diçka, duhet ta bëjmë shpejt.", tha Gholamhossein Mohseni-Ejei tha në televizionin shtetëror.
Sipas një grupi për të drejtat e njeriut, një protestues 26-vjeçar, Erfan Soltani, do të ekzekutohet sot.
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të ndërmerren masa shumë të forta nëse autoritetet iraniane vazhdojnë me kërcënimin për ekzekutim të protestuesve.
Deklaratën e Trump, Teherani e quajti pretekst për ndërhyrje ushtarake, shkruan La Stampa.
"Nëse ata bëjnë diçka të tillë, ne do të marrim masa shumë të forta", tha presidenti i SHBA-së, i cili e ka kërcënuar vazhdimisht Iranin me ndërhyrje ushtarake.
Misioni iranian në OKB lëshoi një deklaratë për X, duke u zotuar se Uashingtoni "do të dështojë përsëri.
Ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nafizardeh, paralajmëroi të mërkurën se vendi i tij do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse Shtetet e Bashkuara nisin një ofensivë kundër kombit persian.
"Irani do të sulmojë bazat amerikane nëse sulmohet", tha ministri i mbrojtjes, shkruan La Stampa.
Ai shtoi se të gjitha bazat amerikane dhe bazat ushtarake të vendeve të tjera në rajon që ndihmojnë Shtetet e Bashkuara në sulmet ndaj Iranit, do të konsiderohen objektiva legjitime.
"Përgjigja e Iranit do të jetë e dhimbshme për armiqtë e tij nëse Irani sulmohet”, deklaroi ai.
Komente












Per ta rezuar qeverin Islamike ne Iran esht puna dhe fuqia e Popullit dhe jo e Jankive dhe Cifuteve populli duhet te jetoj ne liri eshte denuar mjaft nga Kurani i Bagdadit.
PërgjigjuDote ishte lumturi sikur Grate te fitonin lirine qe te jetojne si njerez ne shek 21 mjaft jan denuar qe 1,500 vjet te gjitha Feve tju vjen fundi ,por Trapin Amerikan dhe Izraelin mose e lejoni as si turist pse keta jan njerez pa moral rofte ATEIZMI.
PërgjigjuSja mban prapanica amerikaneve dhe filluan ti heqin ushtaret nga bazat e lindjes se mesme , mbase i mer koka ere trumpit dhe sulmon Iranin qe tja shkaterroj te gjitha bazat ushtarake ne rajon dhe cifuteve tjua bej vendin grope
PërgjigjuTerheqin trupat sepse jan gadi per sulm . Po ku merr vesht ti