Naftëtarët: Kemi një vit pa rroga
hetim ARMO-s, ose e bllokojmë

Naftëtarët: Kemi një vit pa rroga<br />hetim ARMO-s, ose e bllokojmë
Naftëtarët e kompanisë ARMO i kanë drejtuar një letër ambasadave të SHBA dhe BE të akredituara në Shqipëri, por edhe Metës, Ramës, ministritGjiknuri, Ahmetajt, prokurorisë së Përgjithshme, Krimeve të Rënda, por edhe shumë institucioneve të tjera, pasi nuk kanë marrë pagat prej një viti.
 
Përpos kushteve të këqija ku punojnë, ata shprehen se jo vetëm që nuk kanë marrë pagat e një viti, por “Po kërcënohemi nga firma”.
 
Naftëtarët kërkojnë ndërhyrje nga shteti dhe hetim të plotë për ARMO-n, pasi në të kundërt paralajmërojnë se do të bllokojnë punën.

 
LETRA E PLOTË
Leter e hapur nga naftetaret e kompanise ARMO drejtuar :
1-Ambasades se USA akredituar ne Shqiperi
2-Ambasades se BE akredituar ne Shqiperi
3-Presidentit te Republikes se Shqiperise
4-Kryeministrit te Republikes se Shqiperise
5-Ministrit te Industrise dhe Energjise
6-Ministrit te Financave
7-Ministrit te Punes
8- Drejtorise se Tatim Paguesve te Medhenje
9- Prokurorise se Pergjithshme
10-Prokurorise se Krimeve te Renda
11Avokatit te Popullit
12-Organizatave e te Drejtave te Njeriut
13-Mediave dhe opinionit publik.
Te nderuar zoterinje dhe zonja , gazetare dhe qytetar qe u drejtohet kjo leter. Ne jemi naftetaret te kompanise ARMO dhe qe prej privatizimit te saj ku dhe shteti vet eshte aksioner me 15 % , po vuajme per buken e gojes.
 
Ne na jane mbajtur padrejtesishte pagat e periudhes korrik 2015 - korrik 2016 edhe pse kemi ardhur ne pune, sigurimet dhe liste pagesat tona jane te deklaruara prane Drejtorise se Tatim Paguesve te Medhenje.
 
Ne qershor te vitit 2016 ne ARMO afrohet dhe fillon punen kompania TPD dhe me pas kjo firme ia kalon te drejtat e saj firmes tjeter te saj IRTC.
 
Ne muajin tetor 2016 uzinen ne Ballsh e viziton kryeministri Rama ,zv/kryeministri Peleshi, ministri i industrise Gjiknuri dhe ministri i financave Ahmetaj. Ne kete takim u be prezantimi i firmes nga vete kryeministri Rama dhe ku u deklarua qe do na shlyeheshin 12 pagat e prapambetura ne baze te ligjit 138 pika 2.
 
Naftetaret punojne ne kushte te veshtira pune, pa uje te pijshem, pa siguri teknike, pa mjek ,pa siguruar.
Ne 10 nentor 2016 nje repart ne uzine shpertheu duke lene te vdekur nje punetore dhe duke u plagosur disa te tjere.
 
Sot qe ka kaluar 1 vit nga fillimi i punes dhe nga takimi i kryeministrit Rama me naftetaret ne uzinen e Ballshit , pagat e prapambetura nuk jane marre dhe nuk po paguhemi as per pagen e muajit. Por kercenohemi nga keta te firmes.
 
Ndaj, kerkojme nderhyrjen e menjehershme te te gjithe institucioneve nderkombetare dhe kombetare per normalizimin e situates, sepse uzina punon me kapacitet te plote.
 
E kerkojme kete nderhyrje sepse jeta jone po vihet rrezik ne uzine.
 
Te hetohet kompania ARMO dhe te gjithe qe perdoren dhe po perdorin kete kompani.
 
Naftetaret do marrin masat e tyre me bllokim pune ne rast se nuk zgjidhet kjo situate e ngarkuar ekonomike dhe psikologjike.
 
HESHTJE E NAFTETAREVE E KA NJE DURIM DHE DURIMI YNE PO MERR FUNDE.
 
Shpresojme ne nderhyrjen tuaj sa me te shpejte.


 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS