E dëgjuat çfarë broçkulliti me homologët e tij partiakë në Bruksel?! "Edi Rama s’do t`i pranojë zgjedhjet", tha. Krejt përkudrazi Rama do t’i fitojë zgjedhjet. Dhe është zotëria e tij Sali B. që nuk ka pranuar kurrë humbjen me vullnet politik por vetëm kur e kanë detyruar të tjerët.
Është zotëria e tij Sali B. që në vitin 1994 rezultatin plebishitar kundër "kushtetutës" së tij e pranoi pas një jave, kur e detyruan e pasi theu kompjuterin që i nxirrte rezultatin”, tha Dokle. Duke nënvizuar se “është zotria e tij Sali B. që ngriti strategjinë e grabitjes së zgjedhjeve më 1996 dhe shkaktoi ngjarjet tragjike të një viti më pas!
Është zotëria e tij Sali B. që nuk pranoi rezultatet e viteve 1997 dhe 2001. Është zotëria e tij Sali B. që grabiti zgjedhjet më 2009 e 2011 në Tiranë! Dhe ka 8 vjet që grabit Shqipërinë! Mashtrimit të tij po i vjen fundi. Më 23 Qershor do të rilindë vota e lirë për të rilindur Shqipërinë”!
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print)17.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)