Për Namik Doklen është e patolerueshme që “patriotët” të përdorin simbolet kombëtare për t’u shtrirë në plazhet e vendit. Deputeti i Partisë Socialiste ka denoncuar sjelljen që ka vërejtur gjatë pushimeve duke e cilësuar si të papërshtatshme prodhimin e peshqirëve me simbolet kombëtare.
“Nuk doja të bezdisja njeri me statuset e mia në këtë verë të nxehtë dhe njëherësh të djersitur politikisht, por edhe në breg të detit shikon gjëra që të bëjnë të shkruash. Pashë një peshqir plazhi në imitim të flamurit tonë kombëtar. Shqiponja nën prapanicë...O njerëz, prodhoni ç'të doni me simbolet kombëtare, por jo peshqirë plazhi! Të brendshme jo e jo”, shkruan Dokle në Facebook.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com