I biri i kundëradmiral Abdi Mati, Zamiri, ka rrëfyer në emisionin Esencë me gazetarin Eljan Tanini në Report Tv, pjesë nga jeta e tij, të lidhura me Flotën Luftarake Detare të vendit tonë.
Ai ka treguar se 1200 burra kanë dalë nga Shkolla Detare Shqiptare, mes flotës luftarake dhe asaj tregtare. Kjo traditë sipas tij, duhet të vazhdonte kur Shqipëria po merr sot një peshë më të madhe në Ballkan.
Sonte në Esencë ndër të tjera do të ndiqni:
I ftuar në studio Zamir Mati, i biri i kundëradmiral Abdi Matit tregon pjesëza të jetuara mbi Flotën Luftarake Detare Shqiptare.
Rubrika Amarcord zbret në Kishën Zemra e Krishtit në Tiranë mes historisë dhe besimit!
Esencë Arkiv, ja kush është treni më i çmendur i nostalgjisë i muzikës jazz dhe sëing që lëvizte nga Tirana në Shkodër…
22 maj, ditar nga kaluara, datë me vlerë në historinë shqiptare.
Eljan Tanini: -Zamir, si e keni jetuar ju jetën ushtarake detare shqiptare mes ushtrisë, detit dhe tokës? Cilat janë fillimet për të cilën ju edhe keni botuar një libër?
Zamir Mati: -Flota Luftarake Detare Shqiptare u krijua në 15 Gusht 1945, e uli flamurin e saj në vitin 1992. Anijet tona sot patrullojnë në Mesdhe nën flamurin e NAATO-s. 25 dhjetori i vitit 1925 është simbol i flotës sonë, është e drejta e çdo flote të ketë datën symbol. Në këtë flotë ka shërbyer im At Kundëradmirali Abdi Mati.
1200 burra kanë dalë nga shkolla detare shqiptare mes flotës luftarake dhe asaj tregtare, këta dolën nga Shkolla Detare Shqiptare. Kjo traditë duhet të vazhdonte kur ne po marrim sot rëndësi në Ballkan.
Ilir Musafetahu, është kapiteni që sot lundorn në të gjithë botën, anije me kapiten shqiptar që e ka mbaruar shkollën në vitin 1989. Mjeshtrat e detit të këtij vendi kanë qenë gjithmonë të dalluar.
Eljan Tanini: -Më trego për disa apo një dhuratë sovjetike që ju e keni ende sot dhe cila është historia e babait tuaj në këtë paqe ankthi?
Zamir Mati: -Ministri i Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik Zhukovi, ia dhuroi këtë shpatë babait tim në vitin 1957. Opinionet e gazetarëve që nuk e kanë studiuar mirë historinë tonë sjellin jo fakte të vërteta. 1 janar 1945, babai u caktua si kapiten i Marinës Shqiptare, ai kishte mbaruar në Livorno. Babai ka bërë kontaktin e parë përmes misionit MEDRI, 1944. 12 Shkurt 1945 hapet seksioni i Marinës dhe luftës, ku pjesa më e madhe e tyre studioi në Bashkimin Sovjetik, ata ishin oficerët më të përgatitur. Ky seksion ka dhënë ndihmë të madhe në popullsinë çame duke lënë Çamërinë për në Shqipëri. Prishja me Jugosllavët dhe lidhja me Stalinin ndikoi për zhvillimin e ushtrisë sonë, gjithashtu Shqipëria mbështeti partizanët e Luftës Civile në Greqi, këtu kuptohet edhe ngjarja e Ngushticës së Korfuzit.
Eljan Tanini: -A është ngritur e gjitha kjo në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare mes Bashkim Sovjetik dhe Shqipërisë jo vetëm në lidhje me nëndetëset?
Zamir Mati: -Tetor 1949, Mihal Prifti dhe Sokollovski nënshkruajnë marrëveshjen e parë ushtarake duke vazhduar deri në vitin 1961. Ajo marrëveshje ka disa pika: Ishte falas në mjete, ushqim falas për ushtrinë tonë për 25 mijë ushtarakë, ushqim falas për kafshët sepse nuk kishim mjete, marrëveshja ishte sekret për palë të treta; kështu vinë të gjitha me radhë edhe për mjetet me rëndësi nga silurët, dragaminat, nëndetëset etj…
Nëndetëset ishin 4 të tilla nga grupi i parë 613 C , nga ato Bashkimi Sovjetik prodhoi 250 të tilla. Erdhën 12 nëndetëse me protokoll, me të ardhur në Shqipëri ato u bënë pronë e jona e Shtetit Shqiptar
Ekuipazhet ishin dubël por ata ishin edhe instruktorë. Në realitet nuk ka pasur dy komanda. Komanda e Specialistëve dhe Instruktorëve Sovjetikë ishte vetëm për këtë gjë, si autoshkolla me makinat. Marrëveshja kishte detyra që çdo gjë në rusisht duhet të ishte edhe në Shqip. Në vitin 1965 baza e Vlorës do të ishte e plotë edhe me avionë dhe raketa. Rusët kishin idetë dhe politikat e tyre. Për çdo marrëveshje ka pasur komisione, me to nuk bëhej lojëra. Shumë gazetarë thonë që ne kemi pasur bazë të Traktatit të Varshavës. Enver Hoxha i kërkon llogari Hrushovit, ndër të tjera pyet edhe kur do të mblidhet ky Traktat i Varshavës, i cili nuk bëri kurrë as edhe një stërvitje të përbashkët. Rusët e nisën këtë punë në Siri dhe Egjipt. Nëndetëset atomike nuk kanë nevojë për baza, këtu nuk kishte nevojë. Katër e nga katër kanë ardhur nëndetëset këtu te ne. Prishja me Rusinë ka nisur politikisht, Hrushovi ishte skeptik për kaq shumë gjëra që po merrnim ne. Për ne nuk ishin plotësuar planet, nuk po vinin raketa e të tjera. Baza e Raketave në Krime do të vinte në Shqipëri.
Në trupin e nëndetësve u gjet një brimë që po të lundroje të prishte punë.
Konvoi i Presidentit të Amerikës u ndesh me ne në Gjibraltar.
1968, Aleko Pojani dhe Dashamir Ohri kanë bërë lundrim për 22 ditë. Numri i anijeve në flotën ushtarake detare shqiptare ishte 115. Nëndetëset janë riparuar edhe në bazë të lidhjeve politike. Ishte shumë e vështirë të flisje për disa gjëra në ato vite.
Rubrika Amarcord
Kisha e Zemrës së Krishtit, nga Krijimi deri në ditët tona
Kisha Katolike Zemra e Krishtit është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë fetare dhe kulturore në kryeqytetin shqiptar. E njohur si kisha e parë katolike në Shqipëri kushtuar “Zemrës së Shenjtë të Krishtit”, ajo filloi të ndërtohej në vitin 1938 nga etërit jezuitë dhe u përurua në natën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 1939. Projekti arkitektonik u realizua nga arkitekti italiani Giovanni Santi dhe ndërtesa u ndërtua në stilin roman.
Gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri, sidomos pas ndalimit të fesë në vitin 1967, kisha u mbyll dhe u shndërrua në kinema me emrin “Rinia”. Për t’i humbur identitetin fetar, fasada e saj u transformua dhe mori formë drejtkëndëshe. Megjithatë, pas rënies së komunizmit, ndërtesa u rikthye në funksionin e saj fillestar dhe u rihap për besimtarët në vitin 1991.
Një moment me rëndësi të veçantë historike për këtë kishë ishte viti 1997, kur aty u mbajt mesha funerale për Nënë Tereza, pas ndarjes së saj nga jeta në Kalkuta të Indisë. Ky fakt e ka bërë kishën një simbol jo vetëm të besimit katolik, por edhe të kujtesës kombëtare dhe shpirtërore të shqiptarëve.
Esencë Arkiv
Treni më i çmendur në rajon shkonte nga Tirana në Shkodër
Në studio me producentët Luisa Belli Laura dhe Altin Sukaj nga HFCA
Eljan Tanini: -Pas 7 vitesh lutje, ata të dy janë të pranishëm në Esencë. Përse një festë në Tren?
Altin Sukaj: -“Andrra n’tren” është festa dhe maratona e xhazit nga Tirana në Shkodër. Treni u shkëput prej nesh vetëm në kohën e pandemisë për dy vite. Sëing Marathon është udhëtim i bukur dhe i vështirë, fillimi është në vitin 2016. Tërmeti na vështirësoi anën logjistike.
Luisa Belli Laura: -Treni me muzikën e tij sëing dhe jazz na largon nga realiteti i përditshëm. Janë dhjetë vite emocione pavarësisht vështirësive. Ky tren është maratonë, 12 orë. Udhëtimi dhe veshja e caktuar është një udhëtim në kohë, sepse nostalgjia ka kodin e veshjes. Detyrim është veshja ndër të tjera, madje ka edhe përgatitje shpirtërore.
Të gjithë vishen sipas temës së veshjes, treni i parë ishte vetë treni i linjës që na çoi në Shkodër me rreth 250 vetë. I ra dikujt telefoni nga dritarja, ajo e gjeti telefonin direkt të nesërmen pranë Laçit. Vagonët e Andrrës n’Tren kanë dhe luhet muzikë gjatë gjithë udhëtimit.
Ky është treni më turistik në Shqipëri dhe në rajon, ose treni më i çmendur dhe më i lumtur. Pati herën e fundit edhe propozim dashurie në tren gjatë udhëtimit. Të gjithë vishen shumë bukur gjatë festës “Andrra n’tren’’. Mediat dhe shtypi ndërkombëtar e kanë shfaqur këtë ngjarje unike.
Altin Sukaj: -Report Tv e ka ndjekur këtë ngjarje të madhe që në ditën e parë të nisjes së këtij treni. Treni bën ndalesa kudo. Treni në fund ndalon në Shkodër, por edhe atje nuk ndalon festa. Data e 22 majit lidhet me ngjarje të rëndësishme në historinë e Shqipërisë:
Ditar nga e kaluara, fakte për 22 majin ndër shqiptarë
1. Revolta e Qafë Barit (22 Maj 1984): Në këtë kamp-burg të njohur për kushtet çnjerëzore dhe punën e detyruar në minierë, rreth 500 të burgosur politikë organizuan një nga rezistencat më të fuqishme kundër regjimit komunist.
2. Turi Çiklistik i Shqipërisë: Kjo datë shënon rregullisht përmbylljen tradicionale të këtij eventi madhor sportiv, i cili përshkon rrugët më të bukura të vendit.
3. Sipas DPA më 22 maj 1827, lindi gjuhëtari Kostandin Kristoforidhi, autori i "Fjalorit të Gjuhës Shqipe me rreth njëzetmijë fjalë dhe kuptime fjalësh.
4. Në kundërpërgjigje ndaj vendimeve të marra nga Traktati i Shën Stefanit më 22 maj 1878, shqiptarë nga Tetova të vendosur në Stamboll u ngritën në protestë.
5. Në mesin e një familjeje atdhetarësh shqiptarë nga Korça, të vendosur në Krime, erdhi në jetë më 22 maj 1910, pianistja Lola Gjoka Aleks
Komente










