Namik Kopliku: Nishani akt për 
të ulur vlerat e fituesve të luftës 

Namik Kopliku: Nishani akt për <br />të ulur vlerat e fituesve të luftës 
Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Kopliku, deklaron për Shqiptarja.com se, një mendim më të drejtë për rolin e 67 të vrarëve në vitet Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare mund t’a thonë historianët në bazë të dokumenteve.

“Për t’u shprehur për dekorimin nga presidenti Nishani të 67 të vrarëve në vitet Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare duhet të dihet me saktësi historia, roli i atyre 67 personave gjatë asaj periudhe konkrete të luftës, si dhe "procedura" e gjykimit dhe më pas ekzekutimit.  Thënë sa më sipër, mendoj se mendimin më të drejtë mund t’a thonë historianët në bazë të dokumenteve dhe njohjes reale të asaj periudhe dhe atyre fakteve. Shumica dërmuese e njohim historinë siç e kemi mësuar - atëherë kur mësohet historia, pra në shkollë- dhe me pas "pasurojmë njohuritë tona historike" sipas fakteve që lexojmë aty-këtu, shpesh pa patur asnjë fakt mbi vërtetësinë e asaj që shkruhet”, pohon Kopliku.

Megjithatë, deputeti i PS ka dënuar aktin e Mehmet Shehut. “Në rastin konkret, do dënoja pa asnjë hezitim aktin barbar të Mehmet Shehut (mesa di unë nuk ka patur fare proces gjyqësor...qoftë dhe aq banal siç bëheshin në atë kohë)”, pohoi Kopliku.

Deputeti Kopliku tha se Ballin Kombëtar dhe Legalitetin kanë qenë bashkëpunëtorë të pushtuesit, ndërsa shtoi se, vendimi i Presidentit është i padrejtës, nëse edhe 67 të vrarët kanë qenë bashkëpunëtorë të pushtuesit. “Ndërkohë, nëse ata 67 të vrarë, kanë qenë realisht bashkëpunëtorë të pushtuesve të vendit - personalisht Ballin Kombëtar dhe Legalitetin i konsideroj të tillë - nuk është e drejtë të dekorohen nga presidenti. Indirekt (por presidenti kam përshtypjen nuk e ka problem t’a shprehë edhe direkt) me ketë akt presidenti kërkon të ulë vlerat e fituesve të luftës së popullit tonë në krahun e duhur të historisë dhe mbi të gjitha luftës për të çliruar vendin nga pushtuesit. Komentet e presidentit për sulme nga "nostalgjikë të Enverit" janë të tepërta dhe me qëllimin e justifikimit të aktit të tij partizan (mendon se mos arrin të mbajë rreth PD-se akoma disa "antikomunistë të vendosur"”, ka theksuar Namik Kopliku.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari