Namir Lapardhaja: Çështja nuk është çfarë do bëjë Basha apo deputetët që e ndjekin pas

Namir Lapardhaja: Çështja nuk është çfarë do bëjë Basha apo deputetët që e ndjekin pas

Lulzim Basha

Çështja nuk është çfarë do bëjë Basha, deputetët e PD apo strukturat drejtuese të këtij grupimi.

Çështja është çfarë do bëjë ajo masë e madhe e shqiptarëve që mendojnë e besojnë se Rama nuk mund ta bëjë Shqipërinë, sepse është i marrë peng nga korrupsioni i vetes së vet dhe oligarkia që ushqehet prej pushtetit korruptiv, ndërsa Berisha dhe Meta nuk garantojnë ndryshim cilësor, për shkak të përlyerjes dhe korrupsionin galopant të tyre, duke ofruar maksimumi një riciklim formal (edhe pse ky i pamundur në kushtet aktuale), me të njëjtën filozofi dhe me të njëjtët klientë që i kanë rrotull.

Kështu që kjo më shumë se sa hata e fateve personale, është mynxyrë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sa për emrat e tjerë në grupimet e tyre, ata treguan në këto dy vite që politikisht vlejnë më pak se hiçi dhe asnjëherë s'kanë për t'u bërë diçër.

Janë thjesht hiçër, dhe ashtu do ngelen. Me ose pa mandat deputeti./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër