Namir Lapardhaja: Rama shuan 'Revolucionin' e pasdites me pështymë

Namir Lapardhaja: Rama shuan 'Revolucionin' e pasdites me pështymë

Opozita duke bllokuar seancën e kaluar në Kuvend

Duke qenë se kishin bërë plane, kishin organizuar takime, kishin harxhuar orë të tëra duke e menduar dhe pleqëruar se si do të çanin rrethimin e gardës pasditen e sotme, Rama ua fiku llampën e shpresës dhe i lejoi të futen në seancë.

Duke qenë se kishin menduar se përplasja do t’u jepte pikë, se do të polarizonte opinionin në pro dhe kundër, se, duke u shtyrë dhe përplasur me gardistët dhe karriget e Kuvendit, do të shfaqeshin si triumfatorë, do t’i hidhnin benzinë zjarrit të fikur të “Revolucionit”, Rama i futi brenda, për t’u treguar shqiptarëve se kush janë “alternativa” e tij.

Duke qenë se nuk kanë asnjë qëndim politik, nuk kanë asnjë ligjërim alternativë, nuk përbëjnë më asnjë lloj kureshtjeje dhe habie në ato që bëjnë dhe thonë, Rama urdhëroi të shkelen rregullat e Kuvendit dhe të përjashtuarit të mos rrinë te dera, por të futen brenda dhe të hipin mbi karrige.

Duke qenë se “Revolucioni” nuk tremb më askënd përveç vetvetes, Rama si mjeshtër i gallatës dhe i humorit që është, e shuan atë me pështymë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Violeta: 31/10/2023 07:59

    Rama gjitmon do fitoje

    Përgjigju
  • Violeta: 31/10/2023 07:57

    Rama gjithmon do fitoj sic ka fituar,ai gjthmon do ti mposht armistice e popullit

    Përgjigju
  • Emigrante: 31/10/2023 07:41

    Keta Jane gazi i botes. I fshifte kolera te gjithe

    Përgjigju
  • Medemek: 30/10/2023 23:16

    Rama i pshurri dhe u hodhi gelbazen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë