Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!

Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!

Sali Berisha dhe Edi Rama në Parlament

Idhujskalitës!

Popujt paganë, nevojën për adhurimin e idhujve e manifestonin edhe te krijimi i tyre prej frutit të hurmës. E krijonin me tulin e saj, i përuleshin dhe i luteshin sipas nevojës. Pastaj, kur niseshin për udhëtim dhe i merrte uria, e hanin.

M’u kujtua ky detaj kur dëgjova një riosh, i cili shprehej si idhulli i tij në politikë është Sali Berisha. Përpara tij një e re që e ndante historinë në dy epoka, në para dhe pas Edi Ramës. Për të mos folur për zëvendësin e Metës në krye të partisë, i cili, po ta vëresh me kujdes, në mimikë dhe lëvizjen e buzëve, në mos edhe ndarjen e fjalëve në rrokje, kopjon ekzaktësisht shefin e tij.

Ky venerim i të rinjve për liderët e partive politike hedh në kosh filozofinë e së majtës për mitin e rinisë si sjellës të ndryshimit dhe të progresit. Nuk qenka punë të rinjsh. Ashtu siç nuk mund të jetë as çështje të vjetërish, sepse përndryshe nuk do të kishim veteranë që dje i kërkonin Bashës t’i tregonte vijat e kuqe Berishës, ndërsa sot i thonë Berishës që ke gabuar me mbështetjen ndaj Bashës.

Me sa duket, politika shqiptare prodhon me tepri paradokse të tilla dhe ka treguar se, nëse do të trokasësh në dyert e saj, duhet të lësh te porta hyrëse dinjitetin, moralin, kurajon, guximin, koherencës, mendimin, idetë, nuk duhet të shohësh, të dëgjosh apo të flasësh ato që nuk i pëlqejnë shefit, por duhet të jesh vigjilent dhe gjithmonë një hap përpara për t’i lexuar mendimet.

Fiks si ai zyrtari në një institucion vendor në një qytet muze, që çdo mëngjes i zinte ‘pusi’ gruas së shefit dhe interesohej për eprorin e tij: “I piu sot shefi ilaçet e diabetit?”

Nuk mund të shpjegohet ndryshe as pse komunizmi ishte aq i dhunshëm dhe aq kriminal në këtë vend, duke dhënë kontribut një shoqëri e tërë për të krijuar një diktator të përbindshëm dhe të papërmbajtshëm.

Është kjo lloj sjellje hipokrite dhe servile, është kjo mungesë dinjiteti dhe kurajoje, është kjo miopi dhe mungesë vizioni për të ndërtuar institucione të forta dhe jo liderë të tillë, ajo që e ka dëmtuar më së shumti politikën në Shqipëri.

Dhe pastaj të mos çuditemi ndonjë ditë kur të na dalë Berisha dhe Rama e të na thonë secili sipër mënyrës së tij: “Unë jam Zoti juaj më i lartë!”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Federik Ndoci rrëfen 'anën tjetër' të Parashqevi Simakut: Më përjashtuan nga koncerti, sepse ajo nuk donte të këndonte me mua

Federik Ndoci rrëfen 'anën tjetër' të Parashqevi Simakut: Më përjashtuan nga koncerti, sepse ajo nuk donte të këndonte me mua