Nancy Pelosi/ Si arriti në majë dhe qëndroi atje për më shumë se 16 vjet? (VIDEO)

Prej më shumë se 80 vitesh në politikën e SHBA, Nancy Pelosi  edhe njëherë në moshën 80 vjeçare ka arritur të zërë titujt e  kryesorë të mediave ndërkombëtare. Dje ajo siguroi mandatin e katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, duke filluar ndoshta edhe një nga kapitujt më të vështirë në karrierën e saj, megjithatë tanimë me ardhjen e Kamala Harris si zëvendës presidente, Pelosi nuk mund të pretendojë më mantelin e gruas më të fuqishme në politikën amerikane. Por kush është Nancy Pelosi?

Një liberale e San Franciskos, është përshkruar vazhdimisht kështu nga republikanët,  e dashuruar me qeveri të mëdha dhe shumë larg nga e majta për çështjet sociale. Ajo u rrit në një familje politike, më e vogla nga shtatë fëmijët në qytetin e gurtë të Bregut Lindor të Baltimore, Maryland, ku babai i saj ishte kryebashkiak.

Ajo ka studiuar në Uashington , ku u takua dhe u martua me financierin Paul Pelosi. Me një karrierë e cila nisi si shtëpiake, nënë e pesë fëmijëve - katër vajza dhe një djalë - në gjashtë vjet.

Në 1976 ajo u përfshi në politikë, duke përdorur lidhjet e saj të vjetra familjare për të ndihmuar Guvernatorin e Kalifornisë Jerry Brown të ​​fitojë zgjedhjet primare në Maryland ndërsa ai kandidonte për president.

Ajo më pas u ngrit në radhët e Partisë Demokratike të shtetit, duke u bërë përfundimisht kryetare e saj dhe më pas fitoi një vend në Kongres në 1988.

Ajo ishte një nga kundërshtarët  më të mëdhenj të pushtimit amerikan të Irakut në 2003.

Në 2006 ajo u zgjodh nga partia e saj si Kryetare e Dhomës, duke u bërë gruaja e parë në atë rol në historinë e SHBA. Katër vjet më vonë, demokratët humbën kontrollin e dhomës së ulët të Kongresit, por Pelosi ia doli të mposhte të gjithë sfidat brenda dhe jashtë partisë së saj, për tu rikthyer edhe njëherë në krye në vitin 2018.  Gjatë kryesimit të Dhomës së Përfaqësuesve Pelosi u përball me sfida të shumta.  Gjatë fushatës së vitit 2018, republikani David Brat përmendi Nancy Pelosi dhe "axhendën e saj liberale" 21 herë në një debat. Masa dha rezultat të kundërt për të dhe partinë e tij ndërsa demokratët shënuan një fitore historike në Dhomën e Përfaqësuesve. Një nga momentet më të suksesshme të karrierës së saj është kur Nancy Pelosi grisi një kopje të fjalës së presidentit në fund të fjalës së tij.  E akuzuar për mosrespektim, ajo më vonë mbrojti veprimin duke i quajtur fjalët e tij një "manifest të gabimeve". Ajo ishte edhe iniciatorja e hetimit për shkarkim të Trump në vitin 2019, pasi sipas saj ai kishte shkelur rëndë kushtetutën.


Lajmi kryesor:

Nancy Pelosi rizgjidhet kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA/ Ruçi e uron për fitoren: Me ju fuqizojmë marrëdhënien dypalëshe


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja