E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua sot (11 Dhjetor) me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani

Diplomatja e lartë e SHBA-ve ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët sipas saj, “shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. 

“Vendimet e tyre janë jetike, për t'i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri”, shprehet VanHorn. 

Ambasada e SHBA thekson se ‘mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë së Shqipërisë në misionin e tyre për të ruajtur drejtësinë dhe integritetin’.

SHBA-të vazhdimisht kanë mbështetur drejtësinë e re në misionin e saj të luftës kundër korrupsionit zyrtar dhe krimit të organizuar.