Pas rikthimit të Fatos Nanos dhe paralajmërimeve të Gramoz Ruçit se mund të shkarkohet nga posti i Presidentit, Ilir Meta u shpreh se nuk habitem për shashka të tilla kaq qesharake.
 
Ai deklaroi se nuk ekziston asnjë fantazmë që t’i sjellë një shqetësim Ilir Metës, ndërsa përsa i përket çështjes së dekretimit të qeverisë, ish- kreu i LSI tha se Shqipëria në çdo rast do të ketë qeveri.
 
Së pari, nuk habitem për shashka të tilla kaq qesharake. Nuk ekziston asnjë fantazmë që t’i sjellë një shqetësim Ilir Metës, aq më tepër rinisë së Shqipërisë që sot është me Ilir Metën, dhe Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të të rinjve të Shqipërisë, të së ardhmes së tyre.
 
Dhe e ardhmja e tyre fillon te vota e lirë. Aty fillon edhe shpresa për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri që mendon dhe punon për të rinjtë, jo për një Shqipëri që braktiset, siç ndodh dhe siç konkurrojnë, për fat të keq, me Sierra Leonen. Kështu që nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë.
 
Për sa i takon dekretimit të qeverisë unë nuk kam thënë se nuk dekretoj qeverinë, sepse Shqipëria në çdo rast do të ketë qeveri.
 
Kam thënë që nuk dekretoj asnjë për kryeministër, apo ministër që përfshihet në cenimin e standardit të zgjedhjeve.
 
Kështu që ky është qëndrimi im të cilin nuk e ndryshoj dhe nuk më intereson fare..
.’ deklaroi Ilir Meta në emisionin ‘Kapital’. 

dy.b/shqiptarja.com