Kryepolici Gledis Nano largon nga detyra, kreun e Policisë Kufitare, Eduard Merkaj. Report Tv mëson se drejtuesi i ri i policisë kufitare prezantohet pasditen e sotme nga Nano. Merkaj do të transferohet në Akademinë e Sigurisë ku do të kalojë si efektiv. Posti i Merkajt, sipas mediave, mund t'i kalojë efektivit Saimir Boshnjaku.

Largimi i Merkajt vjen dy ditë pas skandalit në portin e Durrësit ku nga kontejneri me banane janë zhdukur 50 arka që mund të kenë pasur kokainë. 8 ditë pasi mbërriti në portin e Durrësit kontejneri me banane u gjet i hapur nga doganieret. Kontejneri ishte porositur nga kompania “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve Trifon Murataj, i cili jeton në SHBA.

Kontejneri ka mbërritur në Durrës më datë 8 korrik, përmes itinerarit Kolumbi-Spanjë-Itali-Shqipëri. 20 Punonjësit, tashmë të arrestuar nuk e kanë vendosur në zonën e riskut, ashtu siç është protokolli për të gjitha mallrat që vijnë nga Amerika Latine. Më 16 korrik është paraqitur punonjësi i kompanisë për tërheqjen e kontejnerit me banane, ku është vënë re mungesa e arkave.  Policia ka arrestuar punonjësit e sigurisë për 8 ditë qëndrimi nga dy forca sigurie në turn dhe në total janë 20 punonjës të arrestuar.

Burime për Report Tv thanë se riorganizimi me urdhër të Gledis Nanos bëhet për të intensifikuar luftën në parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike, sendeve të paligjshme dhe emigracionit ilegal. Kujtojmë që Nano dhe Merkaj kanë qenë sëbashku në Birtaninë e Madhe ku kanë zhvilluar bisedime për fluksin ilegal të emigrantëve. Në portin e Doverit do të vendoset edhe një oficer shqiptar

Largimi i Merkaj është firmosur nga Nano ndërsa pritet që rokadë të ketë në disa drejtori qarqesh përfshirë edhe Tiranën dhe disa komisariate. 

Ndër detyrat e para që kryepolici Nano ka kërkuar ndaj drejtuesit të ri është dhe menaxhimi i mjeteve lundruese në vendet e përcaktuara me ligj duke mos cënuar sigurinë e pushuesve, si rasti i fundit në Jalë që një gomone përfundoi duke përplasur 2 pushues në shezlong.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:47
U lirua nga posti i kreut të policisë kufitare, zbulohet ku do të transferohet Eduart Merkaj

1654684231_maxresdefault.jpg

Report Tv mëson se Eduart Merkaj, i cili u lirua nga posti i kreut të policisë kufitare, do të transferohet në Akademinë e Sigurisë ku do të kalojë si efektiv.