Nano takon homologu çek: Të forcojmë bashkëpunimin në interes të qytetarëve të dy vendeve

Nano takon homologu çek: Të forcojmë bashkëpunimin në interes të qytetarëve të dy vendeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano priti në takim homologun e tij çek, Gjeneral Major Martin Vondrášek. Presidenti i Policisë çeke Vondrášek shoqërohej nga drejtues të lartë të Policisë çeke, ambasadori i Republikës së Çekisë në Tiranë, Karel Urban dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke Adriatik Shino.

Në fokus të takimit ishin bashkëpunimi i shkëlqyer i deritanishëm dhe evidentimi i fushave në të cilat duhet të forcohet më shumë bashkëpunimi në të ardhmen. Presidenti i Policisë çeke dhe ambasadori Urban e kanë uruar Drejtorin e Përgjithshëm, për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Presidenti i Policisë çeke, Martin Vondrášek: “Ju falënderoj për angazhimin dhe seriozitetin që po tregoni në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy policive. Në kuadër të bashkëpunimit që kemi me vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin më të suksesshëm e kemi me Policinë shqiptare. Mirënjohje dhe respekt për ndihmën e paçmuar që i është dhënë në shumë raste nga Policia shqiptare, turistëve çekë që kanë patur probleme serioze, për shkak të terrenit, gjatë kohës që kanë qenë duke eksploruar bukuritë e vendit tuaj. Do të keni përherë mbështetjen dhe ndihmën e Policisë çeke, në drejtim të pajisjes me teknologji të Policisë Rrugore dhe asaj Kufitare, si dhe në fushën e trajnimeve për të gjithë strukturat e Policisë shqiptare”.

Ambasadori i Republikës së Çekisë në Tiranë, Karel Urban: “E vlerësoj si mjaft të mirë bashkëpunimin policor ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj çeke dhe ju siguroj se ambasada çeke në Shqipëri do t’ju mbështesë fuqishëm që ky bashkëpunim të forcohet akoma më shumë në të ardhmen, në të gjitha fushat që janë në interes të të dy vendeve. Dua t’ju falënderoj edhe një herë për ndihmën e madhe të Policisë shqiptare për turistët çekë dhe ju siguroj se ne përherë i sensibilizojmë ata, që të tregojnë kujdes gjatë eksplorimeve, me qëllim që mos t’ju vështirësojmë punën juve”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano: “Bashkëpunimi me Policinë çeke është shumë i domosdoshëm, ndaj lind nevoja që të caktojmë grupe pune të përbashkëta, për të evidentuar problematikat në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, me qëllim që ky bashkëpunim shumë i mirë i deritanishëm të shtrihet në të gjitha fushat. Me çeljen e negociatave me BE-në, sfida të tjera akoma më të mëdha na presin dhe në këtë kontekst është e domosdoshme ndihma dhe mbështetja e agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, po ashtu dhe e policive homologe”. 

Në fund të takimit, Presidenti i Policisë çeke, Martin Vondrášek, në prezencë të Drejtorit të Policisë shqiptare Gledis Nano, i ka dorëzuar Oficerit të Kontaktit të Policisë çeke në Shqipëri, z. Adriatik Shino, Certifikatën për Shërbime të Dalluara, të akorduar nga Policia çeke, për punën dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy policive.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?