Napoli bën poker dhe shkon +4 nga
Juvja, Sadiku debuton në La Liga

Napoli bën poker dhe shkon +4 nga<br />Juvja, Sadiku debuton në La Liga<br>
Napoli fiton me goleadë 5-0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e fundit të javës së 26-të të Serisë A dhe shkëputet në kryesim me 4 pikë nga Juventusi që ka një ndeshje më pak. Në stadiumin “Sardegna Arena” ka një ekuilibër deri në minutën e 29-të kur shënon Callejon për miqtë.

Ndërsa në pjesën e parë shënohet edhe goli i dytë me Mertens por ai që jep asistin është Elseid Hysaj i cili përgëzohet dhe nga shokët e skuadrës. Në fraksionin e dytë Napoli shpërthen dhe shënohen edhe tre golat e tjerë me kapitenin Hamsik, Lorenzo Insigne dhe mbrojtësin Mario Rui. Napoli shtyp Cagliarin 5-0 duke siguruar fitoren e dhjetë radhazi dhe shkon +4 nga Juventusi në kuotën e 69 pikëve.

Sulmuesi i Kombëtares Armando Sadiku ka bërë debutimin e tij në La Liga por Levante humbi në shtëpi ndaj Real Betis 2-0. Sadiku luajti për 65 minuta ku tentoi të shënonte por në një rast u frenua nga portieri mik. Sulmuesi shqiptar gjatë ndeshjes u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Në ndeshjen e fundit të javës së 24-të në Bundesligën gjermane Dortmundi nuk shkoi dot më shumë se një barazim 1-1 ndaj Augsburg në shtëpi. Reus shënoi për verdhezinjtë por në pjesën e dytë miqtë barazuan me Danso. Dortmund ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vend të dytë plot 19 nga Bayerni kryesues.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron