Napoli ka bërë një nga përmbysjet më spektakolare në historinë e vet. Pikërisht kur të gjithë tifozët juventinë nisën të gëzoheshin për ndalesën e radhës të Napolit, të kaltrit kanë fituar në 4 minutat e fundit të ndeshjes, duke fituar 2-1 ndaj Chievos.
Miqtë kanë qenë në avantazh 1-0 deri në minutën e 89-të para se Milik dhe Diawara të përmbysnin gjithçka. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, Napoli ka pasur mundësinë të kalojë në avantazh falë një penalltie në minutën e 50-të, por Sorrentino ka pritur goditjen e Mertens, duke demoralizuar vendasit, të cilët kanë pësuar golin e Stepinski-t në minutën e 73-të.
Napoli ka pasur disa raste të tjera për të shënuar dhe ka arritur ta gjejë golin në minutën e 89-të me Milik, i cili ka mposhtur Sorrentinon me një goditje bukur me kokë. Katër minuta më vonë ka ndodhur mrekullia, me vendasit që kanë realizuar golin e fitores me Diawara. Napoli është gjallë, ëndrra vazhdon, diferenca mbetet 4 pikë me Juventus.
Komento