Napoli gjen akordin me Edon Zhegrovën, Lille merr vendimin! Shqiptari zëvendëson Kvaratskhelian?
Edon Zhegrova dhe Kvaratskhelia
Napoli ka në plane për merkaton e janarit Edon Zhegrovën. Trajneri Antonio Conte tha disa ditë më parë se ylli i ekipit Khvicha Kvaratskhelia ka kërkuar largimin dhe klubi i Serie A ka pikasur shqiptarin e Lille si zëvendësues.
Corriere dello Sport ka raportuar se Napoli ka tanimë një marrëveshje me agjentin e futbollistit, por mungon ajo me Lille. Napoli është i gatshëm të ofrojë deri në 25 milionë euro për Zhegrovën, shumë që megjithatë konsiderohet e ulët nga Lille. Gjithsesi menaxheri i Zhegrovës ka një marrëveshje personale me Napolin dhe tani gjithçka pritet të vendoset nga Lille.
“Lille nuk është i hapur sa i përket shitjes së Edon Zhegrovës në janar”, shkruan fillimisht media italiane.
“Mirëpo, lojtari e ka një dëshirë të çmendur për t’u transferuar në Napoli. 25 vjeçari dëshiron të largohet nga Ligue 1 dhe nga klubi i tij. Mundësia për t’iu bashkuar kapitenit dhe shokut të tij tek Kosova, Amir Rrahmani, e ngrit dëshirën e tij dhe e tundon atë jo pak për të përfunduar te Napoli. Por, fakti se është mëngjarash e ka disavantazhin e tij, ndonëse Manna (drejtori sportiv) e vlerëson shumë. Çmimi i përballueshëm: 25-30 milionë euro”, shkruan “Corriere dello Sport”.
Priten risi në ditët në vazhdim. Për momentin duket një marrëveshje paksa e vështirë për të shkuar deri në fund, por të shohim.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
45.1%
-
Të gabuar
50.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 11545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanja kalon Italinë në renditjen e UEFA-s, vendimtare për skuadrat në Champions League
14 Shkurt, 13:17
-
Milani nxjerr listën e gabimeve të arbitrave, Ibrahimovic: Më shumë respekt për ne, do ankohemi
11 Shkurt, 12:52
-
Amir Rrahmani 'kërcënon' Lazion: Kam pesë vite te Napoli, jam lider i këtij ekipi
11 Shkurt, 11:32
-
Serie A/ Interi 'hakmerret' kundër Fiorentinës me gol të parregullt, fiton 2-1 dhe i bën presion Napolit për kreun
10 Shkurt, 22:45
-
Interi shënoi gol të parregullt, topi ishte jashtë fushe! Pse VAR nuk mund të ndërhynte?
10 Shkurt, 21:53
-
Monza shkarkon trajnerin, rikthen pas dy muajsh në stol Alessandro Nestën
10 Shkurt, 17:32
-
GOLAT/ Napoli gabon në shtëpi, ndalet 1-1! Roma i falet penalltisë së Dybala, Lazio 'shuplakë' Monzës
9 Shkurt, 15:27
-
Itali/ Ishte kthyer në makthin e grabitjeve, ‘skifteri’ shqiptar ngre në ajër dy patrulla gjatë ndjekjes, plagosen 4 policë! I gjendet pistoletë, 2 shokët arratisen (EMRI)
8 Shkurt, 12:25
-
GOLAT/ Juventusi i falet Kolo Muanit, fiton 1-2 në Como dhe gjen zonën Champions! Sulmuesi futet në histori
8 Shkurt, 08:38
-
Elseid Hysaj 40 ditë jashtë fushe, Lazio e përfshin në listën e Europa League
7 Shkurt, 13:13
-
GOLAT/ Zhgënjen Interi, Fiorentina e mposht 3-0! Zikaltërit humbasin shansin për kreun e Serie A, Asllani luan shtatë minuta
7 Shkurt, 08:49
-
Lazio e përfshiu në listë, dëmtohet Elseid Hysaj! Mbrojtësi mungon gjatë
6 Shkurt, 11:56