Bëhet gjithmonë e më i sigurtë largimi i Elseid Hysajt nga skuadra e Napolit. Zërat për një kalim të mundshëm të shkodranit në Angli kanë kohë që qarkullojnë, ndërsa tani duket se edhe vetë drejtuesit e Napolit e kanë pranuar këtë fakt.
Mediet italiane shkruajnë se drejtuesit e Napolit e kanë gjetur tashmë lojtarin e ri të krahut të djathtë të mbrojtjes, që do të zëvendësojë Hysajn, të palëvizshëm në formacionin e trajnerit Sarri. Bëhet fjalë për Bartosh Berezinski, 25-vjeçarin e Sampdorias, që ka impresionuar në këtë sezon.
Mbrojtësi ka folur me patriotët e tij polakë të Napolit, Milik dhe Zielinski. Do të ishte një blerje pa kosto të lartë për Napolin dhe kështu Hysaj duket se do ta vazhdojë diku tjetër karrierën e tij. Vetëm qëndrimi i trajnerit Sarri ndoshta do ta ndryshonte situatën, por edhe kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Tre janë klubet angleze që kërkojnë Hysajn, me Chelsea që duket në pole position, kjo edhe për faktin se Blutë e Londrës pritet ti drejtojë pikërisht trajneri Sarri, çka do të thoshte se mund të merrte me vete edhe mbrojtësin shqiptar, të cilin e ka rritur vetë që në kohën kur drejtonte Empolin.
Ndërsa opsioni i dytë për Hysajn është Bayern Munchen, që duket gjithnjë e më shumë i zhgënjyer nga Rafinha, një nga shkaktarët e eliminimit nga Champions League pas një gabimi amator. Pritet një verë e nxehtë për Elseid Hysajn.
Chelsea dhe Bayern kete vit. Barcelona, Real dhe Arsenal vjet… Boll u bete trumbetaret e auto-publicitetit qesharak te Hysajt dhe menaxherit te tij, se ky edhe ne Napoli i ka shtrire kembet me shume sec ka jorganin!
Përgjigju