Napoli i përgjigjet interesimit të
Juventus për Hysajn

Napoli i përgjigjet interesimit të<br />Juventus për Hysajn<br>
Elseid Hysaj është njëri nga lojtarët e Napolit që po kërkohet më shumë nga skuadrat e mëdha evropiane.
Me mbrojtësin kuqezi që ka përfunduar prej kohësh në radarët e Barcelonës, Atletiko Madridit, Manchester United apo Chelsea, tashmë në garë ka hyrë edhe Juventus.

Edhe bardhezinjtë kanë qenë në listën e kandidatëve, por me sezonin që po shkon drejt fundit dhe afrimin e merkatos së transferimeve, torinezët rikthyen interesin për Hysajn, që mund të luajë me rendiment të lartë në krahun e djathtë.

Te Napoli po mendojnë që të marrin masat për të mos e humbur yllin shqiptar, sepse vetëm klauzola me vlerë 50 milionë euro mund të mos mjaftojë.
Presidenti Aurelio De Laurentiis, edhe pas konsultave me trajnerin Maurizio Sarri, nuk ka ndërmend ta shesë mbrojtësin.

Kjo mund të jetë ndoshta një manovër për ta mbajtur skuadrën të përqendruar deri në fund të lufta për titullin, edhe sepse deri në hapjen e merkatos gjithçka mund të ndodhë. Klubi napolitan vështirë se mund t’i thotë “jo” milionave për Elseid Hysajn.

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron