Koronavirusi është kthyer në makth për dy futbollistët e Napolit Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. Të dy futbollistët u infektuan me Covid-19 në mes të muajit nëntor kur ishin të impenjuar me Kombëtaret pra me Shqipërinë dhe Kosovën. Futbollistët u izoluan dhe e kaluan koronavirusin.
Por surpriza erdhi dje kur klubi njoftoi se mbrojtësit Hysaj dhe Rrahmani janë infektuar sërish dhe kjo kishte rezultuar nga tamponët e kryer nga Uefa në datën 9 dhjetor përpara ndeshjes së djeshme me Real Socidad. Një lajm ky që shqetësoi Napolin por dy futbollistët u rikthyen në izolim. Megjithatë dje pra më 10 dhjetor Hysaj dhe Rrahmani i janë nënshtruar një tjetër testi dhe klubi bën me dije zyrtarisht se kanë rezultuar negativ ndaj koronavirusit. Pra me testet e kryera më 9 dhjetor nga Ufa Hysaj e Rrahmani ishin pozitiv ndërsa me tamponët e kryer dje më 10 dhjetor futbollistët shqiptarë kanë rezultuar negativ dhe janë gati për ndeshjen e radhës. /Përgatiti: Andi Kapxhiu