Napoli mposht Juventusin, rezultati
3-2 nuk mjafton për në finale

Napoli mposht Juventusin, rezultati<br />3-2 nuk mjafton për në finale
Napoli ka mposhtur Juventusin me rezultatin 3-2 por nuk arriti të shkonte në finalen e Kupës së Italisë pasi "zonja e vjetër" shënoi në total 5 gola dhe Napoli vetëm 4.
 
I pari që shënoi dhe i vetmi i pjesës së parë ishte Gonzalo Higuain në minutën e 32.
 
Vetëm 8 minuta nga fillimi i pjesës së dytë dhe Hamsik barazoi rezultatin, por ishte sërish ai, i papëlqyeri nga tifozët, Gonzalo Higuain që shënoi dhe golin e dytë për Juventusin duke ju kundërpërgjigjur edhe kundërshtarit edhe tifozëve.
 
Një gabim i portierit Neto dhe Insigne nuk humbet rast duke mposhtur portën e kryesuesve të serisë A, tashmë ekipit të Elseid Hysaj-t i duhen dhe 2 gola të tjerë për të siguruar vendin në Stadio Olimpico për sfidën e 2 qershorit.
 
Por zonja e vjetër që e kishte siguruar biletën për në Kupën e Italisë, diti si të mbrohej dhe rezultati mbeti i pa ndryshuar që nga minuta e 67.
 
I njëjti skenar si te Roma-Lazio, ku Roma fitoi ndeshjen por jo kualifikimin kështu dhe Napoli, pavarsisht rezultatit nuk arrit kualifikimin. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)