VIDEO /Napoli mund 2-0 Sassuolon, drejt titullit pas 33 vitesh! Vëmendja te ‘Champions’

Napoli ka nisur festa e titullit, trofe që mungon prej 33 vitesh në qytet që prej kohës së Diego Armando Maradonës. Pasi skuadra e Luciano Spalletti-t fitoi 2-0 në transfertë ndaj Sassuolos dhe shkoi 18 pikë më shumë se vendi i dytë në qytet shpërthyen fishekzjarret. Tifozët që ndoqën ndeshjen në stadium në Reggio Emilia po ashtu kaluan në delir.

Ky Napoli po thyen rekorde dhe është treguar i papërmbajtshëm. Në ndeshjen e parë të javës së 23-të Napoli mundi lehtësisht 2-0 Sassuolon në transfertë. Golat u shënuan të dy që në pjesën e parë dhe mbajnë firmat e yjeve të skuadrës Kvaratshkelia e Osimhen. 62 pikë në 23 ndeshje me 20 fitore, 2 barazime e vetëm një humbje napoletanët janë 18 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.

Me titullin gati në kasafortë skuadra e Spalletti-t hedh sytë tashmë nga një tjetër objektiv, nga Champions League. Të martën në stadiumin Maradona vjen Frankfurti në ndeshjen e parë të 1/8 dhe atmosfera pritet të jetë e zjarrtë. Një qytet I tërë po jeton një ëndërr  ndaj mos e zgjoni./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona