Napoli ndalet nga Torino dhe Juven quajeni kampion, hap fals edhe i Lazios

Nëse Juventus mbrëmë ishte një fitore larg titullit, sot quajeni kampion të Italisë, pavarësisht se zyrtarisht nuk është ende. Kjo për faktin se Napoli ka gabuar përsëri, kësaj radhe në shtëpi me Torinon.

Të kaltrit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2, edhe pse kanë qenë dy herë në avantazh. Mertens shënoi golin e parë në minutën e 25-të dhe 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, Baselli barazoi shifrat në minutën e 55-të. Megjithatë, Napoli kalon sërish në avantazh me anë të Hamsik në 71’. Por nuk ishte e thënë, De Silvestri në minutën e 83-të barazon gjithçka dhe mbyllet 2-2.

Nga ana tjetër, edhe Lazio është ndalur në shtëpi përballë Atalantës, në barazimin 1-1. Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë, fillimisht pësoi Strakosha e më pas Berisha.

Lazio merr vendin e tretë, por Roma do të luajë në mbrëmje ndaj Cagliarit dhe shanset janë për t’ia rëmbyer këtë pozicion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit